E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Dorëhiqem nëse miratohen nenet 37 e 38 në Kodin Penal

PRISHTINE - Zëvendës/kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodi i ri Penal, neni 37 dhe 38, të cilat kontestohen nga komuniteti i gazetarëve në Kosovë.

“Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”,- ka thënë Kuçi.

Dy nenet 37 dhe 38 në Kodin Penal të Kosovës, që përcaktojnë përgjegjësinë penale rreth burimeve të informacionit, vazhdojnë të shkaktojnë polemikë tek komuniteti i gazetarëve, shoqëria civile, të një pjesë të politikës vendore por edhe ndërkombëtare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›