E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, 4 shpërthime të fuqishme, 12 të plagosur

UKRAINE - Të paktën katër shpërthime me bombë kanë tronditur sot qytetin lindor të Dnipropetrovskut në Ukrainë, duke shkaktuar rreth 12 të plagosur.

Dy shpërthimet e para ndodhen në një zonë të mbushur me njerëz, pranë një stacioni treni dhe pranë një kinemaje, bënë të ditur autoritetet Ukrainase. Një prej pajisjeve shpërthyese ishte vendosur në një kazan plehrash ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi pas 30 minutash.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për këto sulme të rënda.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›