E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, evazioni fiskal, do pezullohen llogarite bankare

ATHINE - Zyrat tatimore mund të pezullojnë në mënyrë të menjëhershme llogaritë bankare të personave që konstatohet se bëjnë evazion fiskal.
 
Këtë përcakton një qarkore e ministrisë së financave që iu është dërguar gjithë zyrave tatimore të vendit, dhe ku thuhet gjithashtu se pezullimi i llogarive do të kryhet para se personat në fjalë të thirren për verifikim. 

Ministria e financave e ndërmori këtë masë me qëllim që të garantojë interesat e shtetit në rastet e evazionit fiskal, por edhe për të shmangur fenomenin e tërheqjes së depozitave bankare nga ana e të akuzuarve për evazion. 

Autoritetet tatimore e thërrasin të akuzuarin për të dhënë sqarime brenda dhjetë ditësh që nga dorëzimi i thirrjes, ndërkohë që ai duhet të paraqesë me shkrim argumentat, si dhe provat e dokumentuara të pretendimeve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›