E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezonanca Magnetike, a është e dëmshme?

TIRANE – Specialistët konfirmojnë se Rezonanca Magnetike nuk paraqet ndonjë rrezik për pacientin kur ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Megjithëse fusha e fortë magnetike nuk është e dëmshme në vetvete, pajisjet mjekësore që përmbajnë metale mund të keq-funksionojnë ose të shkaktojnë probleme gjatë një ekzaminimi RM. 

Ka një rrezik shumë të vogël për reaksion alergjik nëse injektohet lëndë kontrasti. Reaksione të tilla janë zakonisht të lehta dhe kontrollohen mirë nga medikamentet. 

Fibroza nefrogjenike është aktualisht një komplikacion i rrallë i Rezonancës që mendohet të shkaktohet nga injektimi i disa (por jo të gjitha) kontrasteve të RM në pacientë me funksionim të dobët të veshkave.

Megjithëse nuk ka asnjë arsye për të besuar se Rezonanca magnetike dëmton fetusin, efektet e fushës së fortë magnetike nuk janë kuptuar mirë. Për këtë arsye rekomandohet qe gratë shtatzëna te këshillohen paraprakisht me mjekun përpara se të kryejnë këtë ekzaminim.

Rezonanca Magnetike është zgjidhja më e mirë për ekzaminimin e:
• Trurit
• Artikulacioneve si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës e i këmbës etj
• Shtyllës kurrizore për sëmundje të diskut
• indeve te buta

Aktualisht RM është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën mjekësore.
Rezonanca Magnetike e Gjirit është metoda më e avancuar diagnostikuese e gjirit, e cila ofron informacion të vlefshëm rreth shumë patologjive të gjendrës mamare që nuk mund të merren përmes modaliteteve të tjera të imazherisë, siç janë mamografia dhe ekoja duke çuar në diagnozën e saktë.

Rekomandohet fuqishëm sidomos për pacienten me risk të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit siç janë ata me predominance genetike ( BRCA1 dhe 2) histori familjare, kancer të ovareve, pacientet me gji të dendur ne mamografi apo te diagnostikuar më parë me lezione prekanceroze.

Rezonanca Magnetike e gjithë trupit (whole body MR) është ekzaminim i detajuar i gjithë trupit (nga koka deri te këmbët) që realizohet me anë të sitemit modern TIM të RM dhe përdoret në diagnostikimin dhe përcaktimin e shkallës së përhapjes të shume patologjive.
(Materiali është marrë nga Telegrafi)

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›