E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kosova më qëndrim të qartë në bisedime

PRISHTINE - Drejtuesit e qeverisë së Kosovës nuk dëshirojnë të komentojnë sa i përket marrëveshjes së pritshme në Bruksel pa përfunduar raundi i bisedimeve atje.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se qëndrimi i Kosovës për këtë çështje është i qartë për të gjithë. “Qeveria e ka shprehur qëndrimin e qartë. Delegacioni i Kosovës e ka qëndrimin e qartë brenda atij qëndrimi.”, ka thënë Kuçi për RTK-në.

I pyetur se në raport me Kosovën, cila ka më shumë peshë, rezoluta 1244 apo opinioni i GJND-së, Kuçi, deklaroi se ndikimin më të madh juridik e ka Deklarata e Pavarësisë, por rezoluta 1244 vazhdon të jetë ende gjallë.

“Kjo është çështje e balancave që mund t’i quaj edhe politike edhe juridike. Në kuptimin politik me siguri që GJND-ja ka më shumë ndikim për ne, por mbi të gjitha në kuptimin juridik për ne ka ndikim Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet, por natyrisht është gjallë ende Rezoluta 1244”, - ka thënë Kuçi.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›