Pikat doganore në Veri do të negociohen në Bruksel
PRISHTINE-Çështja e funksionimit të dy pikave doganore në veri të Kosovës do të jetë temë e diskutimit të radhës në tavolinën e “dialogut teknik” mes Prishtinës dhe Beogradit bën të ditur sot “Koha Ditore”.
Sipas burimeve ndërkombëtare, Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic do të ulen në tavolinën e bisedimeve në ditët e para të muajit shtator për t’u përpjekur të gjejnë zgjidhjen e problemit të funksionimit të doganave në Veri të vendit, të cilat javët e fundit edhe ishin në qendër të trazirave në veri.
Negociatori serb, Stefanovic, i cili javët e fundit duket se ka qëndruar më tepër në veri të Kosovës sesa në Beograd dhe ka “menaxhuar” turmat e serbëve që kanë vendosur barrikadat nëpër rrugë, dhe zëvendëskryeministrja kosovare, e cila për dallim nga Stefanovici ka qenë shumë më pak aktive, thuhet se janë duke u konsultuar vazhdimisht nga ndërmjetësuesi evropian i bisedimeve, Robert Cooper.
Burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se nga palët do të kërkohet që të diskutojnë për funksionimin e të dy pikave doganore, sepse marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe Qeverisë së Serbisë e menduar të mbajë situatën nën kontroll deri nga mesi i shtatorit, është e përkohshme.
Ajo që përfaqësuesit ndërkombëtarë po kërkojnë është një rol më të vendosur të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, në mënyrë që palët të lëvizin nga qëndrimet e tyre. Një mundësi e mirë në këtë drejtim, sipas burimeve, mund të jetë vizita e ardhshme e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Beograd.
Po ato burime kanë shpjeguar se nëse nuk ka lëvizje konkrete deri në mesin e muajit shtator, KFOR-i do të vazhdojë të mbetet atje, por shtojnë se mbajtja e dy pikave kufitare si zona ushtarake nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Mospajtimet për mënyrën e funksionimit të të dy pikave doganore, por edhe për transportin e mallrave, Prishtina dhe Beogradi i kanë shfaqur edhe të hënën.
Qeveria e Kosovës ka refuzuar idenë e hedhur nga Beogradi që për transportimin e mallrave të përdoren vula që kanë kuptim të dyfishtë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Beogradi e di fare mirë se çfarë duhet të bëjë për të zhbllokuar transportimin e mallrave.
“Qëndrimi ynë sa u përket vulave është i qartë dhe i deklaruar disa herë. Serbia duhet t`i pranojë vulat e Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
Ideja e Beogradit që kalimi i mallrave mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet me vula dykuptimëshe së pari është lancuar nga mediat serbe e pastaj edhe nga zyrtarë në Beograd.
Sipas këtij propozimi të Serbisë, vula e Kosovë do të jetë dy në një. Në njërën anë të saj do të shkruaj “Dogana Kosovës” e në tjetrën “UNMIK-Shërbimi Doganor i Kosovës”, ose “EULEX- Shërbimi Doganor i Kosovës”.
Kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic, ka thënë se ky është vetëm një propozim.
(d.b/BalkanWeb)