E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, merr jetë Bashkimi Euroaziatik

Ajo çfarë deri më sot ishte një ide në letër është bërë realitet. Presidentët e Rusisë, Bjollorusisë dhe Kazakistanit kanë firmosur sot një dokument, që shënon nisjen e fazës së Bashkimit Euroaziatik.

Propozimi për këtë projekt erdhi nga kryeministri rus Vladimir Putin dhe sot ai ëhstë nënshkruar në selinë e Kremlinit, në Moskë. Projekti i Putin synon krijimin e një komuniteti të ri ekonomik në ish-hapësirën sovietike brenda vitit 2015, sipas modelit të BE-së.

Uzbekistani, Azerbajxhani dhe Turkmenistani pritet ti bashkohen marrëveshjes në fund të vitit. Putin u shpreh se, heqja e taksave doganore do të lejojë ekonominë e përbashkët të të gjithë vendeve që të jetë më konkurruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›