Vazhdon tensioni për kreun e qarkut Fier
Është tensionuar gjendja përballë institucionit të qarkut, në betejën për kryetarin e ri të saj në Fier. Paraditen e së premtes Vangjel Ndreka, është ulur për here të parë në pozicionin e kryetarit të qarkut, nga ku ka reaguar edhe ndaj deklaratës së prefektit të Fierit Bujar Hasaj, të bërë një natë më pare, ndërsa në orët e pasdites pretedenti tjetër, Artur Shehu, që përfaqëson Partinë Demokratike ka mbërritur në ambjentet e institucionit të qarkut duke u përballur kështu me njëri -tjetrin, pasi të dy insistojnë se janë fitues. Ky fakt, ka sjellë një situatë të tensionuar duke bërë që forca të shumta policie dhe simpatizantë të dy kampeve politike kanë rrethuar godinën e qarkut, në pritje të një fitimtari. Por në fakt, asgjë nuk ka ndodhur siç u mendua. Artur Shehu pas disa minutash ka dalë qetësisht nga ambjentet e qarkut dhe më pas është zhvendosur në prefekturën e Fierit, shoqëruar edhe këtu me forca policie. Kjo gjendje është krijuar që pas mbledhjes së parë për konstituimin e këshillit bashkiak, ku fitues rezultoi Vangjel Ndreka me 11 vota diferencë, por u refuzua nga prefekti Bujar Hasaj. Të enjten çështja është diskutuar edhe në gjykatën e apelit në Vlorë duke rrëzuar kështu kërkesës se prefektit Fier ,me objekt Pezullimin e zbatimit te vendimeve nr 3, 4 dhe 5 te dates 21.09.2011 të Këshillit të Qarkut Fier, e rrjedhimisht duke shpallur fitues Vangjel Ndrekën. Nga ana tjetër, menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe prefekti i Fierit sqaruar se kërkesën në të dyja gjykatat e ka pushuar paraditën e së enjtes, pasi objektivi i saj është përmbushur më datë 16 nëntor, kur në mbledhjen me 56 anëtarë ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të qarkut. Megjithë këto përpjekje nga të dyja palët, duket se beteja për kreun e qarkut do të vazhdojë edhe për disa ditë..