E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Duhet ende kohë për të riformatuar qeverinë e Kosovës

Në Kosovë, riformatimi i qeverisë i kërkuar nga partnerët e koalicionit nuk pritet të ndodhë pa u përmbyllur plotësisht procesi zgjedhor. Sipas zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, "zhvillimet e fundit ndikuan në mos përshpejtimin e këtij procesi". Në një intervistë dhënë të përditëshmes "Infopres", Kuçi tha se "vendimet e mira, merren në mjedise të mira". "Unë mendoj se kryeministri në ambientin e duhur dhe në kohën e duhur, pa lënë vakum institucional, po jo me ndonjë përshtypje se do të bëjë ndonjë ndryshim që do të shkaktojë trauma te partnerët e koalicionit ose në opinion, do ta bëjë një veprim të tillë", ka thënë Kuçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›