çifti Obama, koncert për të drejtat e njeriut në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë një aktivitet special muzikor, në kuadër të festimeve me rastin e muajit që njihet me emrin "Black History". Mbrëmjen e së martës , shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte pjesë e nderimeve të bëra për të drejtat e njeriut . Koncerti muzikor është zhvilluar në dhomën lindore , ku u ftuan artistë të mëdhenj të fushës së muzikës, të tillë si Bob Dylan, Joan Baez, Natalie Cole, Jennifer Hudson, John Legend, Smokey Robinson dhe Seal. Në këtë organizim morën pjesë edhe aktorët Morgan Freeman dhe Robert De Niro, të cilët lexuan dhe interpretuan tekste diskutimesh e fjalimesh të famshme të lexuara në emër të të drejtave të njeriut. Në këtë koncert u paraqitën këngë nga lëvizja për të drejtat e njeriut duke i shtuar edhe leximin e artikujve të famshëm për këtë çështje kaq madhore. Holli i East Room në Shtëpinë e Bardhë, u kthye kështu në një skenë të mrekullueshme ndërsa vetë presidenti Obama iu bashkua këngëtarëve në fund të koncertit për të kënduar 'Lift Every Voice and Sing', një këngë që njihet gjithashtu si himni kombëtar i personave me ngjyrë. Koncerti ishte parashikuar të zhvillohej në datën 10 shkurt, por i parapriu kësaj datë , pikërisht për shkak të kushteve atmosferike.