Kuçi: Malmstrom do ta konfirmojë nisjen e dialogut për viza

Këto deklarata Kuçi i bëri në një konferencë për media të martën derisa po shpaloste prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2012.
Më 19 janar pritet të vijnë në Kosovë komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe Kuçi besoj se ajo atë ditë do ta konfirmojë edhe nisjen e dialogut për vizat.
“Sot është konfirmuar, kam pasur takim me ushtruesin e detyrës së Shefit të Komisionit Evropian, zonjën Mallmstrom se do të vjen me datën 19 në Republikën e Kosovës, ajo do ta takojë kryeministrin e Kosovës, natyrisht se edhe akterë të tjerë dhe aty do ta proklamojë që fillon dialogu për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës që është një proces që kërkon të kryhen detyrat tona. Është një proces i gjatë, i mundimshëm dhe jam i bindur se do t’i kryejmë detyrat ashtu si duhet dhe sa më shpejtë që është e mundur. Unë jam i bindur se 19 jarani do të jetë data e fillimit të procesit”, ka thënë ai.
Kosova ka mbetur i vetmi shtet në rajon që ende është nën regjimin e vizave. Kosova ende nuk e ka marr udhërrëfyesin e vizave dhe ky proces sipas deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë nga Komisioni Evropian mund të ndodh së shpejti.