E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV nuk pranon ‘ndërmjetësimin’ e Presidentes

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pritet që menjëherë pas kthimit nga vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Kjo është konfirmuar për “Tribuna Shqiptare” nga këshilltari i lartë i Presidentes, Ramush Tahiri.

Por një ftesë e tillë nuk pritet të respektohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetari i kësaj lëvizje, Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova është republikë parlamentare dhe për këtë shkak Qeveria ka për obligim t’i respektojë vendimet e Kuvendit, andaj sipas tij, edhe ulja në tavolinën e bisedimeve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të dëmshme për vendin.

“Ne nuk mund të hyjmë në negociata për të parë se cilat vendime dhe cilat ligje duhet të zbatohen, sepse atëherë do të shkelnim Kushtetutën dhe kjo nuk do të ishte Republikë Parlamentare”, - ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, edhe Presidentja duhet të jetë në mbrojtje të Kushtetutës, sepse përndryshe edhe institucioni qe ajo mban po dëmtohet, po zhvlerësohet me këtë ‘qeveri policore’.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›