E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker nuk deklarohet për media

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, po viziton Kosovës dhe gjatë ditës është takuar me krerë të lartë të vendit. Reeker fillimisht është takuar me kryeministrin Hashim Thaqi pak pas orës 14.30 për të vazhduar takimin një orë e gjysmë, e më pas edhe me kryenegociatoren Edita Tahiri, takim ky që zgjati më pak se me kryeministrin.

Kryeministri i Hashim Thaçi priti diplomatin amerikan, zëvendësndihmëssekretarin e shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker.

Thaçi e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet kryesore në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun e bisedimeve teknike me Serbinë në Bruksel, për implemetimin e marrëveshjeve të arritura dhe për përmbushjen e parakushteve për hapjen e perspektivës euroatlantike.

Në takim po ashtu u bisedua për thellimin bashkëpunimit rajonal të Kosovës, për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.

Diplomati amerikan Reeker ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Para ardhjes është thënë se me vizitën e Reeker-it do të diskutohet e mund të caktohet edhe data për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri Edita Tahiri në një prononcim për Kosovapress para mbërritjes së Reeker-it, tha se gjatë takimeve mund të bisedohet edhe për dialogun, ndërsa shfaqi besimin se edhe kësaj radhe do të rikonfirmohet mbështetja e SHBA-së për Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›