Zicishti: C'duhet te kete dhe si jepet ndihma e shpejte Sonila Isaku
Kutia e ndihmes se shpejte per mjeket, nuk konsiderohet vetem nje domosdoshmeri ne makine, por edhe ne familje, dhe ne cdo institucion. Kjo eshte keshilla e pare qe japin mjeket dhe me pas, rendisin edhe ato cka duhet te permbaje ajo. Per kirurgun e njohur te urgjences kirurgjikale, Ylli Zicishti, pajisja e kesaj kutie me medikamentet baze, por edhe me pajisjet e domosdoshme, duhet te jete nje set, ashtu sikurse edhe nje set qe perdoret per kuzhine apo kudo tjeter. "Eshte shume e rendesishme qe gjithsecili te dije se ku ndodhet kutia e ndihmes se shpejte dhe te jape kete ndihme deri ne momentin qe nje autoambulance apo mjeku, te jete prane pacientit. Por, nga ajo qe ne konstatojme, eshte se jane te pakta familjet te cilat e kane ne shtepine e tyre nje kuti te ndihmes se shpejte, apo barnat me te domosdoshme",- pohon per "Koha Jone" shefi i urgjences kirurgjikale, Ylli Zicishti. Sipas tij, ne pavijonin e tij paraqiten paciente te cilet kane nevoje vetem per nje bar qetesues, i cili mund te mbahet nga kushdo ne shtepi. Mjeku pohon se nder medikamentet dhe pajisjet mjekesore me te domosdoshme, jane fashot, pambuku, alkooli, gersheret, termometri, paracetamoli apo aspirina per uljen e temperaturave, por edhe per dhimbjet. Medikament tjeter i rendesishem, eshte edhe ibuprofeni, i cili i perket simptomave te dhimbjeve. Per keto te fundit, perdoret edhe buskopani, i cili sherben per dhimbjet e stomakut, gureve ne veshka, por edhe gastrointensinale. "Per trajtimin e plageve, trajtuesi me i mire eshte uji i rrjedhshem. Fillimisht plaga pastrohet edhe me uje te oksigjenuar, me pas, mjekohet me betadine ose jod. Po keshtu, te rendesishme jane edhe barnat kunder diarrese.",- nenvizon mjeku. Sipas tij, e rendesishme eshte edhe te paturit e shiringave. Kjo perdoret per dhenin e medikamenteve per femijet, por edhe per perdorim, nese nje personel shendetesor ndodhet prane jush. "I rendesishem eshte edhe ultrakorteni, i cili perdoret edhe per raste shume te renda",- pohon kirurgu. Sipas tij, te nevojshme jane edhe medikamentet kunder dhimbjeve te veshit apo, edhe pomadave kunder djegieve. E rendesishme ne disa raste eshte edhe dhenia e ndihmes se shpejte. Sipas Zicishtit, ne raste aksidentesh, qytetari duhet te lajmeroje menjehere policine ose ambulancen, sepse ndihma nga te paautorizuarit eshte e demshme per te aksidentuarin. "Nderhyrja e personave te pakualifikuar, te patrajnuar ne aksidente te ndryshme eshte totalisht e demshme per shume arsye. Arsyeja e pare eshte se personat qe nuk jane te kualifikuar, merren me nje rast te traumatizuar. I aksidentuari transportohet ne kushte totalisht te papranueshme dhe nuk cohet atje ku duhet te shkoje, por humbet kohe duke e cuar ne vendin jo te duhur",- u shpreh Zicishti. Sipas tij, ne keto raste duhet lajmeruar autoambulanca.