E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhduk para 3-javësh, gjendet i vdekur 40-vjecari

DURRES- Gjendet i vdekur në Durrës 40-vjecari nga Mzezi i Tiranës i cili rezultonte i zhdukur prej 3 javësh. Viktima Sali Lala u gjet paraditen e sotme nga kalimtarë ta rastit në një kanal në fshatin Fllakë, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se 40-vjecari u gjet i përmbytur brenda në ujë dhe se nuk kishte shenja dhune. Kjo ka bërë që të mendohet se vdekja e tij ka ardhur nga një mbytje aksidentale. Zhdukja e tij u denoncuar nga familjarët 3 javë më parë. Mësohet se viktima Sali Lala kishte dalë me automjetin e tij tip benz me targë Tiranë 36 06 I më 9 janar dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa makina u gjet një ditë më pas po në fshatin Fllakë, me dyer të hapura dhe e padëmtuar. Menjëherë më pas nisën kërkimet në zonë për gjetjen e trupit, por pa rezultat deri ditën e sotme kur trupi u gjet nga kalimtarët.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›