E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Serbia ka filluar të vetëdijesohet

or Kuçi tha se Kosova nuk do të heq dorë nga asnjë pjesë e territorit, në veçanti nga veriu i saj.Komentet e zëvendëskryeministrit, pasuan deklaratat e sekretarit të shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, se elita politike serbe duhet t'ia bëjë me dije popullit se Serbia është e gatshme, që të hyjë pa Kosovën në Bashkimin Evropian.Ai ka thënë se kjo gjendje mund të ndryshohet vetëm me krijimin e një mjedisi tjetër politik dhe ekonomik, i cili do të mundësojë një marrëveshje historike të të dyja palëve. Ivanovic megjithatë ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga veriu i Kosovës. "Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara. Kosova ka territorin e vet ka shtetin e vet dhe si e tillë do të hyjë në Unionin Evropian", tha zv/kryeministri i Kosovës. /BBC/start/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›