Kuci: Shkëmbimii territoreve rrezikpër rajonin
PRISHTINë- Menjëherë pas bërjes publike të zërave se mes Kosovës e Serbisë mund të ketë shkëmbime territoresh ka ardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi, i cili në një intervistë për BBC-në, tha se zërat që po dëgjohen për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë zëra të kahershëm, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.
Kjo ide, sipas tij. do të ishte shumë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe se ajo nuk do të fillonte e as nuk do të përfundonte me Kosovën.
Shkëmbimi i territoreve, siç u shpreh Kuçi, do të nënkuptonte krijimin e konflikteve të hapura dhe se zgjidhja më e mirë është qasja drejt integrimeve evropiane.
(m.a/BalkanWeb)