Tiranë, plagoset 15-vjeçari, ende nuk dihen arsyet
Një sherr masiv ka përfunduar me një të plagosur me thikë, në afërsi të kodrave të liqenit artificial të Tiranës. Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta, por fundi ka qëne me pasoja të rrezikshme për jetën e 15-vjeçarit Hali Doçi.
Kamera e “Ora News” ka qënë ne vendin e ngjarjes dhe ka filmuar skenën e sherrit. Kanë qënë të paktën dhjete persona,që janë përfshirë në këtë sherr.
Vetëm pak minuta më vonë, ka qenë policia e cila ka shoqëruar të plagosurin në Spitalin Ushtarak.
Mësohet se policia ka nisur hetimet dhe ka mundur të marrë dëshmi të vlefshme për hetimin. Një nga dëshmitë është ajo e të afërmve e të plagosurit. Ndërkohë, janë duke u pyetur dhe disa persona te tjerë që kanë qënë aty dëshmitarë, por ngjarja është ende e mbështjellë me mister per motivin e këtij sherri.