E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri detar, PS: Berisha tu kerkoje falje shqiptareve

TIRANE- Partia Socialiste reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi mbrëmë me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. PS i kërkon kryeministrit tu kërkojë falje shqiptarëve për marrëveshjen e cila, sipas saj “nuk ka respektuar as kushtetutën, po as parimet e fqinjësisë së mirë.”“ Vendimi i djeshëm i kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një kryeministër të marrë që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik.”- reagoi në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja Shegushe Ligori. Sipas PS vendimi i Kushtetueses është një arsye më shumë për të larguar me protesta Berishën nga qeveria, kredencialet e të cilit në raport me Kushtetutën e Republikës kanë rënë. “Shtatëmbëdhjetë shkeljet e provuara nga gjykata nuk janë për fat të keq të gjitha shkeljet që Sali Berisha i ka bërë kushtetutës dhe sot ka një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij.”- tha Ligori.“Gazeta Shqiptare” së bashku me TVNEWS24 e BalkanWeb denoncuan shkeljen qe i behet territorit shqiptar nga marreveshja mes dy qeverive që në momentin e firmosje së kësaj marrëveshjeje.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›