E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare kërkon pushimin e procesit ndaj tij

TIRANE- Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i akuzuar si drejtues i ish -"Bandës së Lushnjes", ka kërkuar sot pushimin e gjyqit ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjatë seancës së zhvilluar sot në këtë Gjykatë, avokati mbrojtës i Aldo Bares, Vladimir Meçi, ka kundërshtuar hetimet e organit të prokurorisë, duke i cilësuar ato si jashtë afateve ligjore. Meci, duke deklaruar pavlefshmërinë e akteve proceduriale, ka kërkuar pushimin e procesit ndaj klientit të tij. Fillimin e kësaj seance, e ka ndjekur edhe i pandehuri Aldo Bare, por, më pas ai u larguar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në këto kushte, Gjykata e ka shtyrë seancën për javën e ardhshme. Aktualisht, Alfred Shkurti është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij rëndojnë akuzat për dhjetra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar që prej tre vitesh, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›