Serbi, plagoset në aksident ministri i Mbrojtjes
BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovaç, mbeti i plagosur nga një aksident automobilistik si pasojë e rreshjeve të dendura të dëborës, njoftoi Ministria e Mbrotjes së Serbisë. Automjeti me të cilin udhëtonte ministri Dragan Sutanovaç doli nga rruga dhe u përplas në qytetin Batocina, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Beogradit, thuhej në një deklaratë të ministrisë. Sutanovaç, 41 vjeç, është një ndër figurat kryesore politike drejtuese të partisë Demokrate në pushtet në Serbi dhe një aleat tepër i rëndësishëm i presidentin pro-evropian të Serbisë, Boris Tadiç.(atsh/BalkanWeb)