E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri i borxhit, Obama apelon për kompromis

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 12:46

Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka bërë thirrje publike ligjvënësve amerikane që të bëjnë kompromis dhe të arrijnë një marrëveshje për buxhetin, në mënyrë që të shmangin atë që do të ishte mospagesë e paparashikuar e borxhit në SHBA.

Në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Obama tërhoqi vërejtjen se SHBA është vetëm një javë larg nga dështimi i mundshëm, që do të dëmtonte mirëqenien ekonomike të amerikanëve dhe do të dëmtonte pozicionin e SHBA-së në botë.

Obama fajësoi për krizën ligjvënësit nga Partia Republikane, duke i akuzuar ata se po refuzojnë që të bëjnë kompromis dhe se po mbështesin vetëm shkurtimet e shpenzimeve në programe, por jo edhe rritjen e taksave për amerikanët e kamur.

“Fatkeqësisht, në javët e kaluara, anëtarët republikanë të Dhomës Përfaqësuese kanë thënë se e vetmja mënyrë për të cilën ata do të votonin është, që ne të tjerët të pajtohemi me qasjen e tyre vetëm për shkurtimin e shpenzimeve. Nëse kjo ndodh,dhe në dështojmë, nuk do të kemi para të mjaftueshme për të paguar obligimet tona”, tha Obama.

Duke reaguar ndaj fjalimit të Obamës, Joe Boehner, lideri i Republikanëve në Kongres, tha në fjalimin e tij televiziv se SHBA nuk duhet të dështojë të paguajë obligimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›