Kufiri me Greqinë, ekspertët: S’ka vijë ndarëse mes dy bregdeteve
Marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e shelfit kontinental dhe hapësirës detare mes 2 vendeve nuk i fal apo i rrëmben shtetit fqinj asnjë milje të hapësirës ujore shqiptare. 2 nga negociatorët e marrëveshjes për plane shqiptare, pjesë e grupit të punës së ngritur 3 vjet më parë, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha shpjeguan dje përpara një auditori të zgjedhur studentësh, por dhe pedagogësh, ekspertësh dhe intelektualësh, të thirrur nga Universiteti Evropian të gjitha detajet e draftit që është vendosur në qendër të debatit publik dhe atij politik.
Nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë se ka vijë ndarëse mes dy bregdeteve greke dhe shqiptare dhe nuk ka kufi të përcaktuar me koordinata Greqi-Shqipëri. Ndaj, marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e shelfit kontinental dhe hapësirës detare mes 2 vendeve nuk i fal apo i rrëmben shtetit fqinj asnjë milje të hapësirës ujore shqiptare. 2 nga negociatorët e marrëveshjes për plane shqiptare, pjesë e grupit të punës së ngritur 3 vjet më parë, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha shpjeguan dje përpara një auditori të zgjedhur studentësh, por dhe pedagogësh, ekspertësh dhe intelektualësh, të thirrur nga Universiteti Evropian të gjitha detajet e draftit që është vendosur në qendër të debatit publik dhe atij politik. Sipas ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, aktualisht diplomat përfaqësues i vendit tonë në OKB, z. Ferit Hoxha, debati mediatik është mbështetur në hamendësime dhe se marrëveshja i shërben vetëm forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes 2 vendeve. Sipas Hoxhës, marrëveshja është shumë e rëndësishme për raportet me Greqinë. Ai njoftoi etapat që janë ndjekur që nga bisedimet e para me palën greke e deri në momentin e firmosjes së marrëveshjes Greqi-Shqipëri. “Me datën 9 prill të vitit 1993 u bë propozimi i parë për marrëveshjen ujore me Greqinë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, por kjo çështje u diskutua në mënyrë substanciale vetëm në vitin 2006. Bisedimet nisën pikërisht në vitin 2006 dhe zgjatën deri në vitin 2009, kohë kur u nënshkrua edhe marrëveshja dypalëshe mes dy vendeve fqinje. Vija ndarëse e përcaktuar mes bregdetit shqiptar dhe ishujve grekë nuk gjendet në asnjë dokument. Nuk ka kufi të përcaktuar me koordinata Greqi-Shqipëri. Marrëveshja e vetme është ajo e këtij viti. Në përcaktimin e kufijve përdoren metoda bashkëkohore”, - deklaroi z. Ferit Hoxha. Ndërsa zv.shefi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Admirali Kristaq Gërvenji, shpjegoi në mënyrë të detajuar dhe hartografike ndarjen që i është bërë hapësirës detare, në bazë të marrëveshjes, duke hedhur poshtë pretendimet e shfaqura kohët e fundit në shtyp për ndryshim të koordinatave detare. Hoxha dhe Gërvenji kanë sqaruar se marrëveshja është e hartuar mbi bazën e konventave ndërkombëtare për hapësirat detare. “Matjet bëhen mbi vijën bazë”, - u shpreh z. Gërvenji. koordinatat janë përcaktuar në bazë të Konventës të Montegobeit. Llogaritja e sipërfaqes ujore 354.4 km2 që pretendohet se Shqipëria ka humbur argumentohet me: trekëndëshin imagjinar që krijohet nga spostimi i koordinatave 150 – 125, trekëndëshi që krijohet përballë Gjirit të Sarandës (që apriori konsiderohet si gji i mbyllur). Neglizhimi i ishullit të banuar të Othonit, neglizhimi i ishullit (shkembit) Barketa, ndërkohë që Greqia nuk është trajtuar si shtet arkipelag. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë (më poshtë të quajtura “Palët”); me dëshirën për të forcuar lidhjet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve; me dëshirën për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekzistues në bazë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Republikës së Greqisë dhe Republikës Shqipërisë, të nënshkruar më 21.03.1996; të vetëdijshëm për nevojën për të delimituar me saktësi hapësirat detare mbi të cilat dy vendet ushtrojnë apo do të ushtrojnë sovranitetin, të drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare; duke njohur në veçanti rëndësinë e delimitimit të shelfit kontinental me qëllim zhvillimin e të dyja vendeve; duke pasur parasysh dhe zbatuar dispozitat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982), palë e së cilës janë të dy vendet; duke vendosur që kufijtë detarë do të përcaktohen në bazë të parimit të baraslargësisë që shprehet nga vija e mesme; me dëshirën për të mbrojtur me efektshmëri mjedisin detar nga veprimtaritë kërkuese dhe shfrytëzuese që mund të shkaktojnë apo ka të ngjarë të shkaktojnë ndotjen e tij; kanë rënë dakord: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”.
LIGJ
Nr. 9055, datë 24.4.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN MBI TË DREJTËN E DETIT” TË OKB-SË
PJESA II
UJËRAT TERRITORIALE
Neni 2
Statusi ligjor i ujërave territoriale, të hapësirës ajrore mbi ujërat territoriale dhe shtratit e nënshtratit të tij
1. Sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet përtej territorit tokësor dhe ujërave të brendshme e në rastet e një shteti arkipelag, në ujërat e tij arkipelag dhe në drejtim të brezit të detit, të përshkruara si ujera territoriale.
2. Ky sovranitet shtrihet mbi hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale, si dhe shtratit e nënshtratit të tij.
3. Sovraniteti mbi ujërat territoriale ushtrohet mbi bazën e kësaj Konvente dhe rregullave të tjera të legjislacionit ndërkombëtar.
KUFIJTË E UJËRAVE TERRITORIALE
Neni 3
Gjerësia e ujërave territoriale
Çdo shtet ka të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në kufirin që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë Konventë.
Neni 4
Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale
Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale përbehet nga vija, pikat e së cilës janë në një distancë të barabartë, nga pika më e afërme e vijës bazë, e cila është e barabartë me gjerësinë e ujërave territoriale.
Neni 5
Vija bazë normale
Me përjashtim kur është shprehur ndryshe në këtë Konventë, vija bazë normale për matjen e gjerësisë së ujërave territoriale është vija e zbaticës gjatë bregdetit siç tregohet në hartat e shkallës së madhe të njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar.
Neni 6
Shkëmbinjtë
Në rastet e ishujve të vendosur në cekina ose të ishujve që kanë bregdet të thepisur, vija bazë për matjen e gjerësisë së ujërave territoriale merret vija e zbaticës në drejtim të detit e shkëmbit, siç tregohet nga simbolet përkatëse në hartat e njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar.
Neni 7
Vija bazë e drejtë
Në vendet, ku bregdeti është thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë ose kur është një copëz ishulli gjatë bregdetit, në afërsi të tij, metoda e matjes së vijës bazë mund të shfrytëzohet me anën e bashkimit të pikave përkatëse dhe duke formuar vijën bazë nga e cila matet gjërësia e detit territorial.
Kur për shkak të prezencës së deltës ose kushteve të tjera natyrore bregdeti është shumë i paqëndrueshëm, pikat përkatëse mund të zgjidhen nga vija e zbaticës më e futur në det dhe duke marrë parasysh regresionin e vazhdueshëm e vijës së zbaticës, vija bazë e drejtë do të mbetet efektive për derisa të ndryshohet nga shteti bregdetar në përputhje me këtë Konventë.
Heqja e vijave të drejta bazë nuk duhet të niset nga zgjatime të dallueshme nga drejtimi i përgjithshëm i bregdetit dhe sipërfaqet e detit që shtrihen brenda vijës, duhet që të jenë shumë të lidhura me tokën për të qenë subjekt i regjimit të ujërave territoriale.
Vijat e drejta bazë nuk duhet të hiqen për dhe nga ngritjet e zbaticës, përderisa në të jenë të ndërtuara fenerë ose instalime të ngjashme, që janë të përhershëm mbi nivelin e detit ose me përjashtim të rasteve kur heqja e vijës së drejtë bazë për e nga lartësime të tilla, ka marrë njohje të përgjithshme ndërkombëtare.
Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë.
Sistemi i vijave të drejta bazë mund të mos zbatohet nga shteti në mënyrë të tillë që të presë detin territorial të shtetit tjetër nga deti i hapur ose nga një zonë ekskluzive ekonomike.
Neni 14
Kombinimi i metodave për përcaktimin e vijave bazë
Shtetet bregdetare mund të përcaktojnë vijat bazë kundrejt çdo metode të parashikuar në nenet e mëparshëm për të arritur kushte të caktuara.
Neni 15
Kufizimi i detit territorial ndërmjet shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë
Kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme pikat e së cilës janë të baraslarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve. Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme.
Neni 16
Harta dhe listat e koordinatave gjeografike
Vija bazë për matjen e gjerësisë së detit territorial e përcaktuar mbi bazën e neneve 7, 9 dhe 10 ose kufijtë që rrjedhin nga kjo, si dhe vijat e kufirit të hequra në përputhje me nenin 12 dhe 15 duhet të tregohen në harta me shkallë të përshtatshme për të përcaktuar pozicionin e tyre. Respektivisht, mund të zëvendësohet dhe lista e pikave të koordinatave gjeografike me specifikimet e të dhënave gjeodezike.
Shtetet bregdetare do të bëjnë publikimin e duhur të hartave ose listave të tilla të koordinatave gjeografike dhe do t’i depozitojnë një kopje të secilës prej hartave ose listave të tilla tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,
Neni 48
Dimensionet e detit territorial, zonës në vazhdim, zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental
Gjerësia e detit territorial, zonës në vazhdim, zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental do të matet nga vijat bazë të arkipelagut të hequra në përputhje me nenin 47.
Neni 49
Statusi ligjor i ujërave të arkipelagut, të hapësirës ajrore mbi ujërat e arkipelagut dhe të shtratit e nëntokës së tyre
1. Sovraniteti i një shteti arkipelag shtrihet mbi ujërat të përfshira nga vijat bazë të arkipelagut të hequra mbi bazën e nenit 47, të përshkruara si ujërat e arkipelagut pa marrë parasysh thellësinë ose distancën nga bregu.
2. Sovraniteti shtrihet edhe mbi hapësirën ajrore të ujërave të arkipelagut, si dhe mbi shtratin dhe nëntokën e tyre, si dhe burimet që përmbajnë ato.
3. Ky sovranitet ushtrohet mbi bazën e kësaj pjese.
4. Regjimi i vijave detare të kalimit në ujërat e arkipelagut të vendosura në këtë pjesë nga të gjitha pikëpamjet e tjera nuk do të ndikojë mbi statusin e ujërave të arkipelagut duke përfshirë dhe vijat e detit ose në ushtrimin nga shteti arkipelag i sovranitetit mbi ujëra të tilla dhe hapësirës të tyre ajrore, shtratit dhe nëntokës së tyre, si dhe burimet që përmbajnë ato.
PJESA VI
SHELFI KONTINENTAL
Neni 76
Përcaktimi i shelfit kontinental
1. Shelfi kontinental i një shteti bregdetar përfshin fundin e detit dhe nënburimet e zonës nënujore që shtrihet përtej detit të tij territorial nëpërmjet një zgjatimi natyral të territorit të tij tokësor në qoshen e jashtme të kornizës kontinentale ose në një distancë prej 200 milje nga vijat bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial, kur qoshja e jashtme e kornizës kontinentale nuk shtrihet deri në këtë distancë.
2. Shelfi kontinental i shtetit bregdetar nuk do të kalojë përtej kufijve të parashikuar në paragrafët 4 dhe 6.
3. Korniza kontinentale përfshin zgjatimin e zhytur të masës së tokës të shtetit bregdetar, dhe përbëhet nga fundi i detit dhe rezervat nënujore të shelfit, cekinave dhe pjesëve të ngritura. Kjo nuk përfshin fundin e oqeanit të thellë me greminat dhe rezervat nënujore.
4. (a) Për qëllimet e kësaj Konvente, shteti bregdetar do të krijojë anën e jashtme të kornizës kontinentale kurdoherë që korniza kalon 200 miljet detare nga vijat bazë me të cilat matet gjerësia e detit territorial me ose:
(I) një vijë e hequr në përputhje me paragrafin 7 me refencën e pikave më të dala fikse në secilën nga këto, trashësia e shkëmbinjve sedimentarë është 1 për qind e distancës më të shkurtër nga pika të tilla deri në këmbën e rrafshit kontinental;
(II) një vijë e hequr në përputhje me paragrafin 7 me refencën e pikave fikse në një distancë prej 60 milje detare deri në këmbën e rrafshit kontinental.
(b) Në mungesë të fakteve për të kundërtën, këmba e rrafshit kontinental do të përcaktohet si pika e ndryshimit maksimal në shkallëzimin e bazës së saj.
5. Pikat fikse që përfshijnë vijën e kufirit të jashtëm të shelfit kontinental në fundin e detit, të hequr në përputhje me paragrafin 4 (a) (i) dhe (ii) ose nuk do të kalojë 350 milje detare nga vijat bazë me të cilat matet gjerësia e ujërave territoriale ose nuk do të kalojë 100 milje detare nga izobata me thellësi 2500 metra,. e cila është një vijë që lidh thellësitë 2500 m.
6. Pa përmendur parashikimet e paragrafit 5, mbi shkëmbinjtë nënujor, kufiri i jashtëm i shelfit kontinental nuk do t’i kalojë 350 miljet detare nga vijat bazë me të cilat maten ujërat territoriale. Ky paragraf nuk zbatohet për lartësimet nënujore që janë komponente natyrale të kornizës kontinentale, siç është plateja e tij, cekinat, kepet etj.
7. Shteti bregdetar do të heqë kufijtë e jashtëm të shelfit të tij kontinental, kur ky shelf shtrihet mbi 200 milje detare nga vija bazë nga e cila matet gjerësia e detit territorial, me vija të drejta që nuk kalojnë 60 milje detare në gjatësi dhe që lidhin pika fikse të përcaktuara nga koordinatat e gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike.
8. Njoftimet mbi kufijtë e shelfit kontinental përtej 200 miljeve nga vijat bazë me të cilat matet gjerësia e detit territorial do t’i paraqitet nga shtetet bregdetare komisionit të kufijve të shelfit kontinental të krijuar sipas aneksit II mbi bazat e përfaqësimit të barabartë gjeografik. Komisioni do të bëjë rekomandimet për shtetet bregdetare mbi çështjet e krijimit të kufijve të jashtëm të shelfit kontinental. Kufijtë e shelfit të krijuar nga shteti bregdetar mbi bazat e këtyre rekomandimeve do të jenë përfundimtare dhe do të bashkëlidhen.
9. Shteti bregdetar do të depozitojë tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara hartat dhe informacionet përkatëse, duke përfshirë dhe të dhënat gjeodezike, duke përshkruar vazhdimisht kufijtë e jashtëm të shelfit të tij kontinental. Sekretari i Përgjithshëm do të bëjë publikimet e duhura për sa më siper.
10. Parashikimet e këtij neni nuk paragjykojnë çështjet e kufirit të shelfit kontinental ndërmjet dy shteteve me brigje ballë për ballë ose dy shteteve fqinjë.
Neni 77
Të drejtat e shtetit bregdetar mbi shelfin kontinental
1. Shteti bregdetar ushtron mbi shelfin kontinental të drejtat e sovranitetit për qëllimet e eksplorimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore të tij.
2. Të drejtat e referuara në paragrafin 1 janë ekskluzive në sensin që nëse shteti bregdetar nuk eksploron shelfin kontinental ose shfrytëzon burimet natyrore të tij, asnjë nuk mund të ndërmarrë këto aktivitete pa konsensusin e shprehur të shtetit bregdetar.
3. Të drejtat e shtetit bregdetar mbi shelfin kontinental nuk varen nga pushtimi efektiv ose me nocione, ose nga çdo proklamim i shprehur.
4. Burimet natyrale të referuara në këtë pjesë konsistojnë në mineralet, dhe burimet e tjera jogjallore të fundit të detit dhe nënujit, së bashku me organizmat e gjalla që i përkasin specieve sedentare, që do të thotë, organizmave të cilat, në kohën e të mbledhurit,ose janë të palëvizshme, ose poshtë fundit të detit, ose janë të pamundura të lëvizin në kontakte fizike konstante me fundin e detit ose nënujin.
Neni 78
Statusi ligjor i ujërave dhe hapësirës ajrore fqinje dhe të drejtat dhe liritë e shteteve të tjera
1. Të drejtat e shtetit bregdetar mbi shelfin kontinental nuk ndikojnë në statusin ligjor të ujërave dhe hapësirës ajrore fqinje mbi këto ujëra.
2. Ushtrimi i të drejtave të shtetit bregdetar mbi shelfin kontinental nuk duhet të thyejë ose rezultojë në një ndërhyrje të pajustifikueshme për lundrimin dhe të drejta të tjera dhe liritë e shteteve të tjera ,siç parashikohet në këtë Konventë.
Neni 83
Kufizimi i shelfit kontinental ndërmjet shteteve me bregdet ballë për ballë ose shteteve fqinjë
1. Kufiri i shelfit kontinental ndërmjet shteteve me bregdet ballë për ballë ose fqinjë realizohet me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të barabartë.
2. Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda një periudhe të arsyeshme kohe, shtetet e interesuara do t’i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën e 15.
3. Duke pritur marrëveshjet siç parashikohet në paragrafin 1, shtetet e interesuara mbi bazën e dëshirës për kooperim dhe mirëkuptim, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë rregulla të përkohshme të natyrës praktike dhe gjatë kësaj periudhe tranzicioni, nuk do të pengojnë ose dëmtojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregulla të tilla do të jenë pa asnjë paragjykim në përcaktimin e kufirit përfundimtar.
4. Kur ekziston një marrëveshje në fuqi ndërmjet shteteve të interesuar, çështjet që kanë lidhje me kufirin e shelfit kontinental do të përcaktohen në përputhje me parashikimet e kësaj marrëveshjeje.
Neni 84
Hartat dhe listat e koordinatave gjeografike
1. Mbi bazën e kësaj pjese, vijat e kufirit të jashtëm të shelfit kontinental dhe vijat e kufirit të hequra në përputhje me nenin 83, do të tregohen në harta të shkallëve të përshtatshme për përcaktimin e pozicionit të tyre. Kur shihet e dobishme, listat e koordinatave gjeografike të pikave që specifikojne të dhënat gjeodezike mund të zëvendësohen për vijat e kufirit të jashtëm ose vijat e kufirit.
2. Shteti bregdetar do të bëjë publikimet e duhura të hartave ose listave të tilla të koordinatave gjeografike dhe do t’i depozitojë një kopje të secilës hartë të tillë ose listë tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe në këto raste, duke treguar vijat e kufirit të jashtëm të shelfit kontinental, nga autoriteti i Sekretarit të Përgjithshëm.