E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri shqiptaro-grek, policia maqedonase ndalon 9 shqiptarë dhe 3 afganë



Frangovë - Nëntë shtetas shqiptarë dhe tre afganë janë ndaluar nga policia maqedonase në dy operacione të realizuara në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe atë me Greqinë. Ministria e Brendshme Maqedonase njoftoi se në dy raste policia ka ndaluar shtetasit e huaj. Sipas saj, ndërsa afganët janë ndalur në aksin rrugor Veles-Shkup, shqiptarët e ndaluar janë kapur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, konkretisht në fshatin Frangovë. Ata janë transportuar menjëherë në territorin shqiptar nëpërmjet vendkalimit kufitar Qafë-Thanë. Ndërsa tre shqiptarët e tjerë janë ndaluar gjatë tentimit të tyre për të hyrë ilegalisht në Greqi, në zonën e Gjevgjelisë.

2 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›