E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i decentralizimit në Kosovë, dy anët e medaljes



Blerina Olldashi
Ish-i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, Marti Ahtisari me rastin e një vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 15 qershor është ftuar të vizitojë shtetin e ri. Në këtë vizitë, Ahtisari do të mbajë një fjalë rasti në Kuvend, ku pritet të përqëndrohet në zbatimin e planit të tij për Kosovën. Në Kosovë janë ftuar edhe kolegët e tjerë të tij të asaj kohe zëvendësi Albert Rohan dhe emisari amerikan Frank Uisner. Në njëvjetorin e Kushtetutës është ftuar edhe i dërguari i BE-së në procesin e Treshes, ambasadori gjerman Volfgang Ishinger. Ndërsa në Planin e Ahtisarit parashikohet edhe procesi i decentralizimit, në Kosovë shtohen zërat që e kundërshtojnë atë, pasi siç thuhet në këtë rast mund të nxiten konflikte dhe tensione. Ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon përgatitjet për të nisur këtë proces, serbët e Kosovës kërkojnë modifikime dhe kundërshtojnë Planin e Ahtisarit. Kundër këtij plani është shprehur edhe lëvizja “Vetëvendosje” e cila po zhvillon aktivitet për të kundërshtuar këtë proces. Kjo lëvizje u bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin fare në zgjedhje, pasi me zgjedhjet e ardhshme thuhet se do të legjitimohej ky proces. Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, sipas “Vetëvendosjes”, vazhdimi i decentralizimit do të nënkuptonte një proces që është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Aktivisti i kësaj lëvizjeje, Hysen Durmishi, tha se vazhdimi i decentralizimit në Kosovë, pa vullnetin e qytetarëve, mund të nxisë konflikte dhe tensione. Me këtë rast, “Vetëvendosje” ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve dhe mosbashkëpunim të qytetarëve në lidhje me decentralizimin. “Na thanë se decentralizimi është çmimi për pavarësi. Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën, ta zbatosh decentralizimin do të thotë të punosh për interesa të Serbisë dhe jo për Kosovën”. Ndërkohë zyrtarë të qeverisë kundërshtojnë këtë mendim dhe sipas tyre procesi i decentralizmit nu duhet të ndërlidhet me zgjedhjet. “Procesi zgjedhor nuk ka të bëjë me komunat e reja. Ai është një proces normal, për të cilin presim për pak kohë vendimin e presidentit të Kosovës”,- thotë zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Shpend Tërdeva. Institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me praninë civile ndërkombëtare, po vazhdojnë përpjekjet për të nisur decentralizimin, i cili në fund do të rezultonte me pesë plus një komuna të reja me shumicë serbe. KËtë proces e kudnërshtojnë edhe një pjesë e komunitetit serb edhe pseky proces do të ishte shumë i rëndësishëm për vetë serbët. Ky proces sipas tyre do të ishte i qëndrueshëm vetëm nëse shqiptarët dhe ndërkombëtarët do t’i merrnin parasysh kërkesat dhe interesat e serbëve. Sipas Planit të Ahtisarit, për tre vjet, Kosova do të kishte 38 komuna; prej tyre dhjetë me shumicë serbe, një me shumicë turke dhe të tjerat me shumicë shqiptare.

2 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›