Kufizime të energjisë në orët e pikut
Ka nisur dje remonti në linjën e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Greqi, remont i cili do të zgjasë deri ditën e shtunë.
Sipas OST-së, punimet që do të kryhen në linjën 400 kv Zemblak -Kardia do të nxjerrin jashtë sistemit energjetik këtë linjë. Me daljen jashtë pune të këtij interkonjeksioni, sistemi elektroenergjetik do të përballet me ulje të sigurisë së punës dhe nivelit të tensionit. "Kalimi në remont i kësaj linje mund të sjellë kufizime të energjisë elektrike, kryesisht në orët e pikut, ku dhe ngarkesa në rrjet është më e madhe", thuhet në deklaratën e OST-së. Ndërkohë po dje, KESH ka zhvilluar tenderin e blerjes së energjisë për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor të ndarë në tre lote. Për të parin për muajin prill, KESH ka kërkuar 400 MW, ndërsa çmimi 68.71 euro/mWh. Për lotin e dytë 1 maj-31 maj, sasia e kërkuar është 300 MW, çmimi 69.65 euro/mWh, ndërsa për lotin e tretë sasia e kërkuar është 300 MW dhe çmimi 74.62 euro/mW. Në procesin e çeljes së ofertave u paraqitën tetë kompani ATEL, Zvicër; RE (Ratia Energy), Çeki; RUDNAP, Serbi; GSA, Shqipëri; EGL, Zvicër; GEN-i, Serbi; EFT, Zvicër dhe Espada, Çeki. Kompanitë kanë ofruar më shumë energji se çka kërkuar Korporata. Shoqëritë fituese do të shpallen në fund të muajit.