E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani-Tirana luhet në 16.30

Të shtunën do të luhet supersfida e javës, Partizani-Tirana, e cila mund të jetë përcaktuese përsa i përket luftës për titull të të kuqve, por edhe për

Tiranën, e cila synon vendin e tretë. Gjatë këtyre ditëve ka pasur sinjale nga të dyja klubet, të cilat dëshirojnë që ndeshja të luhet në mbrëmje, sepse do të kishte në stadium më shumë tifozë, por edhe atmosfera që do të krijohej do të kishte aromën e një derbi të vërtetë. Megjithatë, shefi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku, e ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë. “Në javët e fundit të gjitha skuadrat luajnë në të njëjtin orar dhe nuk do të ketë përjashtime. Ky është rregull dhe është i vlefshëm për të gjithë. Derbi i kryeqytetit do të fillojë në orën 16.30”, tha Shulku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›