Myku në lëkurë, si mund të trajtohet
Lagështia, mungesa e higjienës apo djersitja janë disa nga faktorët që ndikojnë në acarimin e sëmundjeve mykotike të lëkurës.
AIDA MALAJ
Në një intervistë për “Panorama”, mjeku dermatolog Selman Lirëza, shpjegon se kush janë më të rrezikuar të shfaqin të tilla probleme dhe si mund të trajtohen ato:
Doktor, pse gjatë kësaj periudhe, ankesat më të shpeshta janë për sa i përket sëmundjeve mykotike?
Eshtë e vërtetë që në këtë periudhë, janë shtuar rastet e personave që paraqesin simptoma të sëmundjeve mykotike. Por më tepër se arsye të mirëfillta riaktivizuese që lidhen me stinën, shkaku i mirëfilltë është ai estetik. Me ardhjen e pranverës, ndryshimin e veshjes, shenjat e sëmundjes evidentohen më shumë dhe janë shqetësuese për pacientët.
Cilët faktorë që favorizojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje?
Ka disa faktorë favorizues që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes, të tilla janë, lagështia, djersitja e tepërt, mungesa e higjienës personale, etj. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve mykotike të lëkurës, por sigurisht këto janë faktor që ndikojnë gjatë stinës së verës.
Çfarë ankesash shfaqen?
Nuk ka ankesa të veçanta, vetëm shfaqja e njollave kryesisht në zonën e ekstremiteteve të sipërme dhe pjesën e trungut. Njollat kanë ngjyra të ndryshme: Kafe, të bardha, dhe rozë. Që kanë forma të ndryshme dhe duken si harta nëpër trup, gjë që nuk është fort estetike. Ndodh që të shfaqet dhe prurit i lehtë, por ky shfaqet kur djersit trupi.
Në momentin që shfaqet, çfarë mund të përdoret për të mjekuar këto probleme?
Këshilla e parë që jepet në këto raste është shmangia e vetëmjekimit. Kontaktimi me mjekun specialist që në momentin e parë që shfaqen problemet, ndihmon në trajtimin në kohë të sëmundjes. Skema e mjekimit varet nga shkalla e sëmundjes. Që do të thotë se, në rastet kur sëmundja shfaqet në formë të lehtë, mjekimi lokal me antimykotik, është mjaft i mirë dhe efikas. Në format më të rënda trajtimi duhet të jetë më i plotë, lokal dhe i përgjithshëm. Eshtë i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen. Gjithashtu, rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjente që përmbajnë antimykotikë.
Risku
Kush është më i predispozuar të shfaqë probleme me mykun në lëkurë?
Në përgjithësi, sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata, që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken si femrat dhe meshkujt, veçse këta të fundit vihet re se, janë disi më të predispozuar të shfaqin të tilla probleme. Kjo shpjegohet me faktin se, këta të fundit janë më të ekspozuar ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione si p.sh: aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes, etj. Përsa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër te të rriturit e më pak te fëmijët.