“Opportunity Albania”, diplomohen sipërmarrësit
Janë diplomuar sipërmarrësit e parë të trajnuar nga "Opportunity Albania". Në kuadër të mbylljes së fazës së parë të programit
"Regjistrimi i veprimeve të arkës" ("FINANCIAL LITERACY") gusht 2007 - shkurt 2008, "Opportunity Albania" ka realizuar ceremoninë e certifikimit të 100 sipërmarrësve të rrethit të Lushnjës, të cilët morën pjesë në këtë program. Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimi është ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve për rendësin e mbajtjes së librit të arkës, si të regjistrojnë në mënyrë të saktë të gjitha veprimet tregtare dhe si mund të përmirësojnë punën në biznes, nëpërmjet të kuptuarit të këtyre të dhënave. Gjatë trajnimit është folur dhe janë përpunuar teknika për çështje të tilla si: pse ka rëndësi të mbahet libri i arkës për biznesin; si mund të përmirësohen teknikat apo të mësohet një teknikë e re për të mbajtur më mirë shpenzimet dhe të ardhurat e biznesit etj. Programi "REGJISTRIMI I VEPRIMEVE TE ARKES" ("FINANCIAL LITERACY"), gjatë fazës së parë u shtri në rrethet Lushnjë, Fushë-Krujë dhe Tiranë. Kanë përfituar deri tani nga ky program rreth 160 sipërmarrës, të cilët zhvillojnë aktivitete bujqësore, blegtorale, shërbimi dhe prodhimi. Përqendrimi kryesor i këtij programi në fazën e parë u bë në rrethin e Lushnjës, jo vetëm se "Opportunity Albania" ka patur suksese gjatë punës së saj në këtë zonë, por edhe sepse biznesmenët e Lushnjës kanë treguar interes dhe mbështetje në drejtim të shtimit të njohurive për biznesin dhe përmirësimit të mëtejshëm të tij.