Kufizimet e nevojshme per eliten komuniste
Për mua, që kam lindur dhe kam përjetuar fundin e diktaturës së djallit shqiptar, është e qartë
që krimet e kryera gjatë saj janë aq të shumtë dhe aq shkatërrues sa kërkojnë një përpjekje të madhe kombëtare për ringjallje. Proces, që për mendimin tim, është i domosdoshëm për një shoqëri që vjen nga 50 vjet diktaturë të proletariatit dhe që dëshiron të zhvillohet
normalisht, që ëndërron të jetojë në paqe dhe begati, që e meriton të jetojë në paqe dhe begati. Nuk mund të arrihet një zhvillim normal i shoqërisë shqiptare pa saktësuar se kush janë shkaktarët e krimeve dhe të shkatërrimit, pa dënuar kriminelët, pa mbajtur përgjegjësinë përgjegjësit dhe pa dëmshpërblyer të dënuarit. Kjo arrihet me atë që unë e quaj: Dekomunistifikimi i shoqërisë shqiptare.
Me këtë unë nuk kuptoj në asnjë mënyrë hakmarrjen në modelin: të gjithë komunistet të çohen në kampe përqendrimi apo vrasje pa gjyq e barbarizma të tjera si këto. Këto i kanë bërë komunistët dhe unë e urrej barbarinë. Dekomunistifikimi i shoqërisë shqiptare fillon me diferencimin themelor, me analizën e komunizmit dhe krimeve të tij. Kriminelët komunistë dhe jo kriminelët komunistë.
Kriminelet komuniste janë: të gjithë ata që dhanë urdhër për të vrarë dhe torturuar, të gjithë ata që hartuan dhe miratuan ligje antinjerëzore, siç ishin ligji i agjitacionit dhe propagandës apo ligji përmbi tufëzimet apo për mbrojtjen e monumenteve, ligje që u përdorën
për burgosjen, torturën dhe vrasjen e deri mijëra shqiptarëve, të gjithë ata që vranë shokët e tyre mbas shpine, të gjithë ata që vranë pa gjyq, të gjithë ata që torturuan. Të gjitha krimet komuniste duhet të hetohen, të gjykohen, krimineli të drenohet, viktima të rehabilitohet e të dëmshpërblehet.
Diferencimi i dytë themelor që duhet të bëhet është:
Elita komuniste dhe jo elita komuniste
Nuk ka përgjegjësi njësoj komunisti i thjeshtë kooperativist me operativin e sigurimit. Në elitën komuniste unë fus: të gjithë anëtarët e byrosë, të gjithë anëtarët e Komitetit Qendror, të gjithë sekretarët e parë të rretheve, të gjithë kryetarët dhe nënkryetarët e degëve të brendshme, të gjithë sigurimsat, të gjithë komisarët politikë të ushtrisë, të gjithë ministrat e brendshëm, të gjithë komandantët e komisarët e kampeve të përqendrimit komunist, të gjithë hetuesit, të gjithë gjykatësit, nga 1945 dhe deri në 1991. Këta persona janë për mua përgjegjësit e komunizmit në Shqipëri dhe këta persona duhet që
në të mirë të Shqipërisë:
1. Të mos përfshihen në procesin e privatizimit, si komuniste të devotshëm, t’iu mohohet e drejta e pronës private. E gjithë prona e tyre t’i kalojë shtetit dhe të përdoret për dëmshpërblimin e të dënuarve pa faj. Vërtet nuk është demokratike dhe e pranueshme që t’i privosh nga një e drejte elementare e njeriut, por duke qenë se ata privuan 50 vjet një popull të tërë dhe për 50 vjet nuk bënë gjë tjetër, përveçse shkatërruan ekonominë kombëtare dhe ndërgjegjen
kombëtare me parimin se prona private është e keqja themelore e shoqërisë kapitaliste dhe duhet zhdukur, e meritojnë këtë privim. Plus duke qenë se ishin dhe mbeten komunistë (asnjë nuk ka kërkuar falje apo ka
hequr dorë publikisht nga komunizmi), le t’i përmbahen parimit komunist, çdo gjë shtetit. Sigurisht që me këtë argumentim e ke shumë të vështirë që të bindësh një të paanshëm, që nuk ka jetuar realitetin e RSH, ama mua personalisht më duket krejt i argumentuar.
Sigurisht që është e padrejtë ndaj fëmijëve të tyre. Nuk kanë pse ata të mbeten pa pronë. Ky është argument i fortë. Ama, kur kujtoj se çfarë dëmi të pallogaritshëm i kanë sjellë ata kombit shqiptar me zhdukjen e pronës private në Shqipëri, më duket shumë pak ky dënim jo demokratik i tyre. Vetëm po të kujtojmë se, me siguri absolute ka pasur deri të vdekur nga torturat (tregtare që
iu mor ari dhe pasuria e tundshme, fshatarë të ashtuquajtur kulakë), të dënuar me burg, sa e sa të internuar dhe me siguri sa deri fëmijë të vdekur nga uria në kohën e tufëzimit. Vetëm po të kujtojmë se këta 50 vjet kanë luftuar me çdo mënyrë pronën private, më duket shumë pak t’ia heqësh të drejtën të marrin pronën private që ja lanë trashëgim gjyshërit apo baballarët. 2. Të gjithë e dimë se kupola komuniste ka pasur llogari bankare jashtë shtetit e me siguri dhe pasuri, e gjitha kjo pasuri duhet të konfiksohet e t’i kalojë në pronë shtetit dhe të
përdoret për dëmshpërblimin e të dënuarve pa faj. 3. Të mos lejohen të punojnë në administratën shtetërore shqiptare (për gjykatësit e hetuesit pat qenë pak vështirë, por sot kjo është e mundur). 4. Pensionet e tyre të jenë jo sipas titullit apo profesionit, por të jenë pensionet minimale të parashikuara me ligj, diferenca të përdoret për dëmshpërblimin e të dënuarve pa faj
Unë nuk e kam idenë se çfarë pensionesh marrin, por që p.sh. Muho Asllani apo Lenka Çuko më shumë se pensioni minimal nuk duhet të marrë besoj, se nuk ka nevojë për argumentim apo ata sigurimsat që tani ndoshta marrin pension ushtaraku. Pjesë themelore e dekomunistifikimit të shoqërisë është dëmshpërblimi i të dënuarve politikë
shqiptarë: 1. Duhet patjetër të analizohet saktë çdo dënim politik dhe të rehabilitohet çdo i dënuar politik
2. Duhet patjetër që shteti të dëmshpërblejë të dënuarit të paktën ashtu siç shpërblehet një i dënuar pa faj sot.
Gjithashtu duhet të ndalohet me ligj Partia Komuniste. Një pjesë themelore e dekomunistifikimit të shoqërisë shqiptare është reformimi tërësor i sistemit edukativ, arsimor shqiptar sidomos i lëndëve edukative dhe shoqërore.