E Shtunë, 31 Tetor 2026

NDERKOMBETARE/ Menaxhimi i krizës në Britani

Inati është një forcë e fuqishme. Pikërisht në këtë moment nuk ka asnjë reduktim të tij. Shitja e shpejtë e fondeve të menaxherëve të City, që përfituan nga rënia e menjëhershme e çmimeve të aksioneve në banka, ka gjeneruar shifra të urrejtjes publike pothuajse brenda natës. 

Bankierëve u vjen keq tashmë për këtë dhe rregullatorët akuzohen për mungesë kompetence.
Pas panikut të javës së fundit në tregjet financiare, Gordon Braun, i cili në mënyrë shumë krenare shpalli fundin e “bum”-it ekonomik, është gjithashtu në vijën e zjarrit.
Për një kryeministër që është sa jopopullor për publikun aq edhe i padëshiruar në partinë e tij, ky mund të jetë fillimi i fundit. E megjithatë, kriza siguron më shumë hapësirë frymëmarrjeje për zotin Braun.
Mes disave në Partinë Laburiste, fatalizmi i madh në lidhje me disfatën e mundshme elektorale të vitit 2010 është kthyer në inat. Por, konferenca e kësaj jave e partisë nuk do të jetë ajo që prisnin kritikët e zotit Braun. Edhe rebelët më të vendosur e pranojnë se përpjekja për të lëvizur nga vendi një kryeministër në një trazirë ekonomike si kjo, mund të jetë një akt i çuditshëm. Nëse ai duhet të përballet me këtë e nëse nuk do ta ketë të gjatë, atëherë vetë kryeministri duket ta kuptojë se është shumë jopopullor. Deri tani, ai nuk e ka kuptuar këtë. Në vend të kësaj, në takimin e fundit të kabinetit të tij ai tentoi ta evitonte një sjellje të tillë. Për ministrat mosbesues, besnikët e Braun theksuan brishtësinë e supozuar të David Cameron, liderit të opozitës konservatore. Konservatorët, kujtoni, kanë një epërsi prej 20 pikësh ndaj laburistëve në disa sondazhe të fundit. Braun duhet të përdorë fjalimin e konferencës së tij të djeshme, për të treguar se për çfarë shërben qeveria e tij.
Mungesa e tregimit të thjeshtë, ky drejtim udhëtimi kaq esencial për çdo politikan, ka qenë një gjë e dukshme në udhëheqjen e tij. Mënyra sesi kryeministri e menaxhoi krizën, i jep atij një start të mirë. Ai mund të pretendojë dhënie kredish për shpëtimin e HBOS, të inkurajojë marrjen e Lloyds TSB për të parandaluar një katastrofë. Ndalimi i shitjes së aksioneve financiare nuk do të jetë një zgjidhje për krizën. Por, kjo mund të qetësojë disi kursimtarët e inatosur nga reduktimi i pensioneve të tyre. Edhe kështu, është shumë e vështirë që Braun të marrë shpërblimin e duhur. E vërtetë, ai mund të trumbetojë vlerën e përvojës së tij ekonomike. Por, kur stuhia në tregjet financiare të kalojë, kushtet e ekonomisë me të cilat do të përballet Britania, nuk do të jenë më të shkëlqyera. Braun do të ndëshkohet për një rënie ekonomike që po del jashtë kontrollit dhe efektet që ende duhet të ndihen. Ai duhet të dijë se laburistët nuk do të rizgjidhen thjesht sepse ai është një dorë e stërvitur me përballjen e krizave. Publiku kërkon shumë më tepër.
“Financial Times”

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›