Kapen pranë kufirit 200 kg drogë
SARANDE – Bllokohen në afërsi të fshatit çiflik, në Sarandë 200 kg kanabis. Një operacion policor, i koduar “Piramida”, i cili vazhdoi gjatë gjithë ditës së djeshme, çoi në zbulimin e sasisë së konsiderueshme të drogës. Droga, e llojit kanabis sativa u zbulua në një stan, pranë varrezave të fshatit kufitar. Gjithë sasia e drogës ishte presuar dhe e futur në pesë çanta të mëdha, pasi ishte paketuar në pako 1 kilogramësh. Sipas burimeve paraprake policore sqarohet se edhe kësaj here, droga mendohet se vinte nga Lazarati dhe se kishte për destinacion shtetin helen, i cili ndodhet rreth 1 km larg vendit ku u gjet droga. Vetëm dy muajt e fundit Policia e Rendit në bashkëpunim edhe me atë të Kufirit në Komisariatin e Policisë në Sarandë kanë bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 1100 kg drogë të llojit kanabis sativa. sh.d