E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistet ne proteste, kunder konkurrences se pandershme

Rreth 100 taksiste kane protestuar ne sheshin "Skenderbej" gjate dites se djeshme, ku kane kerkuar largimin e atyre taksive pa licence, qe kryejne nje aktivitet te tille. Sipas taksisteve, kjo eshte nje konkurrence e pandershme pasi keta persona nuk derdhin asnje gje ne arkat e shtetit, nderkohe qe ofrojne edhe cmime me te lira per klientet duke pezulluar punen e taksive te licencuara. Ne vazhdim te kerkesave te tyre mbetet qe edhe ngjyra e verdhe te jete prone e taksive 4 + 1. Mjetet e tjera qe nuk jane taksi te mos qarkullojne me kete ngjyre. Konkurrenca e pandershme, sipas tyre, con ne falimentimin e sherbimit taksi. E perbashketa midis taksive te palicencuara dhe atyre te licencuara, eshte vetem ngjyra e verdhe. Ndersa ndryshimi eshte me se i madh. Taksistet qe punojne me taksi te licencuara paguajne taksa tatimore, taksa vendore, deshmine e penalitetit, sigurimet shoqerore, leja e bashkise etj. Me shume se nje milione e gjysme shkon shuma e taksave vjetore per nje taksi te vetme. Me sakte 1 milione e 700 mije leke ne vit, konfirmon Sindikata e Punonjesve te Transportit. Realiteti po tregon se taksite me licence, po shkojne drejt falimentimit. Pas protestes ka reaguar edhe bashkia e Tiranes, e cila e ka konsideruar te drejte ate. "Jane pikerisht perfaqesuesit e Institucioneve Qendrore, qe jane pergjegjes per problemet e ngritura e sidomos per kontrollin ndaj subjekteve te palicensuara, te cilet nuk marrin masa, brenda kompetencave qe iu jep ligji, per zgjidhjen dhe normalizimin e situates", ka pohuar nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›