E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet e reja, shpallen afatet per oferta

Ministria e Arsimit dhe Shkences shpalli dje kerkesen per tekstet shkollore, per vitin 2009-2010. Keshtu, MASH ka ftuar te gjitha shtepite botuese te paraqesin variantet e tyre te teksteve qe jane ne perdorim, me nje dhe dy alternativa, si dhe per titujt e teksteve te pabotuar deri tani, per te marre pjese ne tregun konkurrues, i cili do te funksionoje ne perputhje me udhezimin e ministrit te Arsimit. Secili nga botuesit e interesuar mund te marre, prane sekretarise se Komisionit te Miratimit te Teksteve (KMT) ne MASH, paketen informuese ALTERTEKST 2009, me hollesite e nevojshme per kushtet dhe kerkesat per te aplikuar. Dorezimi i teksteve te reja do te behet ne MASH, nga data 20 deri ne 27 prill 2009. Per vitin shkollor 2009-2010 perjashtohen nga konkurrimi tekstet shkollore te certifikuara, qe jane ne perdorim me tre dhe me shume alternativa. Per keto tekste, MASH do te rilidhe kontratat me botuesit perkates pas korrigjimit te verejtjeve, qe Komisioni i Miratimit te Teksteve do te kete per tekste te vecante. Paketa informuese ALTERTEKST 2009 eshte e publikuar edhe ne ueb-sajtin zyrtar te MASH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›