E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e Ushtarakut, pa pagesen e masterave dhe doktoratures

Pavaresisht se qeveria ka miratuar nje vendim per trajtim te vecante page per mjeket e specializuar, te cilet kane kryer mastera apo doktoratura, personeli shendetesor i Spitalit Ushtarak nuk e ka perfituar ate. Sipas vendimit te qeverise te gjitha spitalet universitare, dhe pikerisht mjeket e tyre, te cilet ishin te specializuar do te perfitonin rritje te pages. Keshtu mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", dy materniteteve ne Tirane, Spitali i Mushkerive "Shefqet Ndroqi" dhe Spitali Ushtarak do te perfshiheshin ne kete vendim. Pavaresisht se rritja e pages ishte parashikuar per kategorite, edhe ata qe e perfitonin ishin mjeket e Spitalit Ushtarak, te cilet nuk e kane marre ate. "Ne nje mbledhje te zhvilluar gjate dites se enjte, u diskutua per kete problem. Sipas vendimit te qeverise, shtesa ne page do te ishte per te gjithe mjeket e specializuar qe kane kryer mastera dhe doktoratura, por tek ne kjo nuk ka ndodhur. Koleget tane e kane perfituar kete rritje page qe ne janar te ketij viti, kurse tek ne nuk ka filluar" kane pohuar mjeket e Spitalit Ushtarak. Sipas tyre, ky fakt eshte justifikuar nga drejtuesit, se spitali eshte nen varesine e Ministrise se Mbrojtjes dhe jo asaj te Shendetesise. Por ne vendimin e Keshillit te Ministrave, nuk eshte percaktuar nje detaj i tille. Sipas tij, rritja e pages prej 11 mije lekesh fillonte nga korriku i vitit 2008. Nderkohe qe mjeket e spitaleve te tjera, kete rritje page kane filluar ta perfitojne qe nga janari i ketij viti. Kurse per koleget e tyre te Ushtarakut ende nuk eshte percaktuar nese do ta marrin kete shtese page apo jo, pavaresisht se kane kryer specializime shtese.

Motivimi

Prej vitesh ne fusha te ndryshme, qeveria apo ministri te ndryshme kane motivuar punonjesit e tyre me rritje te pagave apo shperblime. Ata qe kane perfituar kane qene kryesisht personat qe kane kryer specializime shtese, pervec universitetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›