E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat, sa do të paguhet në doganë nga janari 2011

11/01/2011  Produkte që do të importohen pa doganë janë ato farmaceutike dhe fishekzjarrët

Tarifat doganore do të vazhdojnë të bien gjatë vitit 2011. Prej janarit disa produkte nuk do të taksohen pra për to niveli i tarifës doganore është bërë 0, ndërsa për produkte të tjera ka ulje të ndryshme. Tek detergjentet e lëngëta për pastrim dhe higjienë, pllakat ngjitëse, filmat, doganat ulen nga 11,3 për qind në 8,9 për qind. Edhe tek disa produkte të tjera higjienike, prodhime bujqësore, mishi, qumështi, kafeja dhe prodhime të tjera do të ketë ulje të tarifave doganore. Ndërsa, produktet farmaceutike apo produkte të tjera si fishekzjarrët do të kenë tarifë doganore 0. Tarifa doganore e lartë deri në 15 për qind do të jetë e pandryshuar për disa lloje drithërash, ku përfshihen gruri dhe misri apo nënproduktet e tyre. Edhe për prodhimet e tjera, si veturat, prodhimet e metalit, mineralet, minierat, metalet, veshjet, makineritë, dhe përgatitjet dhe prodhimet e tjera të importuara nga Bashkimi Evropian pritet të kenë reduktim të tarifave, duke sjellë lehtësim të importeve për prodhimet e ndryshme nga vendet e BE-së, apo edhe më gjerë.

Nomenklatura e re

Ndryshimet në nomenklaturën e tarifave doganore përfshijnë edhe mallrat e importit edhe ato të eksportit, të cilat janë me kode dhe grupime të reja, sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i nomenklaturës përfshin edhe përditësimin e tarifave doganore, duke qenë se për disa artikuj që importohen ato vijnë në ulje vit pas viti. Nomenklatura e mallrave, sipas kodeve përkatëse, aplikohet për të pasur një instrument të vetëm, që do të mundësonte administrimin në të njëjtën kohë të tarifës doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme dhe të politikave të tjera, që lidhen me mallrat dhe lëvizjen e tyre. Në rishikimin e nomenklaturës së mallrave janë përfshirë edhe dispozita speciale, për mallrat për kategori të caktuara të anijeve, vaporeve dhe mjeteve të tjera lundruese dhe për platformat shpuese apo të prodhimit. Sipas kësaj dispozite, taksat doganore pezullohen për mallrat që janë të destinuara për t’u trupëzuar në anije, vapore apo mjete të tjera lundruese, për qëllime të ndërtimit, riparimit, mirëmbajtjes apo konvertimit dhe për mallrat që janë të destinuara për të përshtatur apo pajisur të tilla anije, vapore apo mjete të tjera lundruese. Rishikimi i nomenklaturës tashmë është një detyrim që kryhet çdo vit nga qeveria dhe hyn një fuqi në fillim të çdo viti, duke plotësuar kështu detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e tregtisë së lirë në Bashkimin Evropian.

Tarifat Doganore

KAFSHET E GJALLA 10%

PRODUKTET VEGJETALE 15%

PRODUKTET MINERALE 10%

PRODUKTET E INDUSTRISE KIMIKE 2-10 %

PLASTIKAT DHE ARTIKUJT 6%

TEKSTILET 10%

VESHJET E KEMBEVE DHE KOKES 10-15%

MAKINERI DHE PAISJET MEKANIKE 0-2%

VAJRA E DHJAMRA PREJ KAFSHEVE 0-10%

USHQIMET E PERGATITURA, PIJET 0-15%

LEKURET E PAPERPUNUARA 2-10%

DRURI DHE ARTIKUJT PREJ DRURI 0%

PERLAT NATYRALE OSE KULTIVUARA2-15%

METALET BAZE DHE ARTIKUJ 0-2%

ARMET DHE MUNICIONET 15%

FISHEKZJARRET 0%

VEPRAT E ARTIT 0%

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›