E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar ankohet për racizëm

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 10:24

Sulmuesi i Brazilit, Neymar ka akuzuar tifozët për abuzim racor në Emirates Stadium të dielën, në një incident që i vuri hije paraqitjes së shkëlqyeshme të tij dhe dy golave që shënoi në fitoren 2-0 në miqësore kundër Skocisë.

Bashkëlojtari i Neymarit, Lucas Leiva hoqi një banane nga fusha pak para përfundimit të takimit. Pak më parë, Neymar kishte shënuar nga penalltia golin e tij të dytë në ndeshje. Mediet braziliane kanë raportuar se bananja ishte hedhur në drejtim të 19 vjeçarit Neymar, edhe pse erdhi nga një sektor i stadiumit me shumicë të tifozëve amerikano-jugorë.

“Jam ndjerë shumë mirë, por ajo që ndodhi me banane ishte e pikëlluar. Nuk dua ta bëj të madhe. Isha duke vrapuar afër vijës anësore në pjesën e dytë dhe e pash, por nuk e di prej nga kishte ardhur. Ata më vërshëllenin shumë, madje edhe kur bëhesha gati të godisja penalltinë. I gjithë stadiumi vërshëllente. Kjo atmosferë e racizmit është e zymtë. Madje me dëshirë nuk do të flisja për të, që tema të mos zmadhohet”, tha Neymar.

Ndërsa një zëdhënës i Arsenalit tha se klubi është i vetëdijshëm për hedhjen e bananes në fushë, por pret të merr informacione shtesë para se të marrin masa, nëse do të vjen deri te ato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›