E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pole Position i Vetel, Mikael Shumaker, i shtati



Ka startuar sezoni i ri i Formula 1, me provat zyrtare të çmimit të madh të Bahreinit. Do të jetë Sebastian Vetel, i cili do të nisë këtë garë të parë nga Pole Position falë kohës më të shpejtë që ka regjistruar në mini-sesionin e tretë të këtyre provave. Piloti gjerman i Red Bull ka dominuar thuajse te gjitha mini-sesionet e provave zyrtare. Menjëherë pas tij janë renditur dy pilotet e skuadrës Ferrari. Në linjën e parë do startojë braziliani Felipe Masa dhe pas tij debutuesi me Ferrari, Fernando Alonso. Përkrah spanjollit, në linjën e dytë do të jetë një rival i drejtpërdrejtë me të, Ljuis Hamilton me McLaren, për t’i lënë radhën në linjën e tretë Niko Rosberg me Mercedes dhe makinës tjetër Red Bull të Mark Veberit. Vetëm në vendin e shtatë gjendet Mikael Shumaker. Shtatë herë Kampioni i Botës ka bërë një paraqitje të mirë edhe në provat e lira, pavarësisht se ndodhet pas shokut të tij të skuadrës. Ndërkohë që 10-shen e parë të më të shpejtëve e vazhdon Xhenson Baton, Kampioni i Botës në fuqi. Dhe pas tij i cili regjistroi kohen 1 minute 55 sekonda e 672 të mijtat në debutimin e ketij sezoni me McLaren. Ndërkohë në vendet e fundit gjendet emrat e rinj të sezonit 2010, mes tyre pilotë debutues e të rikthyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›