E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmina Vasjari dhe Noizi bashkë në Amerikë për një koncert



Vëllezërit e njohur maqedonas, Flori dhe Argjend Lloga do të japin së bashku një koncert në Amerikë, ku i kanë ftuar për të qenë pjesë e show-t të tyre, Zajmina Vasjarin. Këngëtarja, e cila gjithmonë e më shumë i fshihet medias për të zbuluar jetën e saj private, do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me reperin Noizy, për koncertin që pritet të organizohet më 28 mars. Pjesë e koncertit do të jetë dhe Blero, cili do të udhëtojë nga Kosova për t’iu bashkuar grupit të këngëtarëve, që do të japin koncert në Amerikë. Ndërkohë Zajmina dhe Blero takohen pas realizimit të klipit të tyre në duet me titull “Veç ti”. Vëllezërit këngëtarë Lloga pas realizimet të disa këngëve popullore japin koncerte të përbashkëta kryesisht në Amerikë. Flori jeton prej 22 vitesh në Amerikë, dhe kohët e fundit përveç bizneseve merret me organizimin e koncertetve çdo muaj me këngëtarë shqiptarë. Muajin e kaluar një tur koncertesh në Amerikë zhvilloi këngëtarja Greta Koçi, ndësrsa këtë muaj menduan t’i bëjnë ftesë Zajminës, edhe pse nuk e njohin personalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›