E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adrian Gaxha kapet “mat” me pronaren e një lokali



blerand rexhepi

Aventurier! Kjo fjalë mund t’i shkojë për shtat këngëtarit shkupjan Adrian Gaxha. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur ai nuk ka deklaruar ndonjë lidhje të re dashurie edhe pse gjithmonë nëpër intervista tregon se është i dashuruar. Deri më tani flitet se ka pasur shumë femra, por shumica prej tyre të panjohura për publikun. Pasi ka hedhur në treg albumin në gjuhën shqipe, ka filluar punët rreth realizimit të të njëjtit album në versionin maqedonas. Xhiroi klipin e “E brenduar”, këngë kjo me të cilën ishte paraqitur në festivalin “Ohri Fest”, ku Gaxha doli fitues i njërit prej çmimeve kryesore të jurisë profesionale. Klipi është xhiruar për rreth 13 orë në një fabrikë të vjetër në lokacionin “Vllae” dhe paraqet një diskotekë “Underground”. Flitet shumë për fitimet dhe jetën luksoze të Gaxhës, por sa i pasur është ai realisht? Ka studio muzikore, sallën e vallëzimit, një vend të veçantë ku luan ping-pong dhe shëtit me veturën e tij BMW! Imagjinoni të gjitha këto në një shtëpi! Por, te klipet e tij shohim dhe shumë sponsor. Burimet tona tregojnë se i ati i këngëtarit “vrapon” sa në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri për të gjetur sponsor kur bën realizimin e ndonjë klipi. Por të kthehemi te lidhjet e tij me femrat. Nuk i pëlqen të dalë e të ekspozohet shumë, por me siguri kohën e lirë me femrat, e kalon në ambientin familjar, me të vetmin qëllim që të mos e kapin paparacët! “I dua femrat, shumë bile”, ka theksuar këngëtari. Ndërkohë që ish e dashura e tij, modelja maqedonase Sanja Nikoliè është përsëri e lirë, mediat maqedonase kanë filluar thashethemet sikur Adriani dhe Sanja frekuentojnë përsëri njëri-tjetrin. Këto fjalë i ka mohuar Nikoliè duke komentuar kështu: “Sa herë që do të ndahem nga të dashurit, do më riktheni tek Adriani? Lidhja ime me Adrianin ishte e bukur dhe aq sa zgjati, kështu që ajo është një histori e mbyllur përgjithmonë”. Sa i përket tipit të femrës, këngëtari nuk ka treguar ndonjë preferencë të veçantë pasi herë është parë në shoqëri të bjondeve dhe herë në shoqëri të zeshkaneve. Fotot të cilat po i publikojmë këtë herë janë bërë në promovimin e një klubi në Shkup ku i ftuar ka qenë edhe Adrian Gaxha. Këngëtari ka shfrytëzuar rastin duke u argëtuar në shoqëri të një vajze zeshkane e cila thuhet se është një nga pronaret e lokalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›