E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo karikon Milanin: Tani të kapim Interin



Trajneri i Milanit kërkon medoemos tri pikët ndaj Kievos për të shfrytëzuar kështu në maksimum humbje e Interit në Katania. Me një fitore sonte në “San Siro” Milani do të ishte 1 pikë larg zikaltërve. “Humbja e Interit nuk është vendimtar për fatin e kampionatit, sepse mungojnë akoma dhjetë ndeshje. Për ne do ishte fantastike sikur ti afroheshim më shumë Interit, në këtë mënyrë kampionati do ishte edhe më i gjallë dhe i bukur”. Kështu është shprehur trajneri i Milanit, Leonardo, në prag të ndeshjes me Kievon: “Të dielën kemi shansin më të mirë për të shkurtuar në vetëm një pikë distancën me Interin. Deri në fund të kampionatit, na ndajnë dhjetë ndeshje, tani ne duhet të mendojmë sikur këto ndeshje janë dhjetë finale. Megjithatë pres që skuadra të mos demoralizohet nga ajo humbje me Mançesterin, por të dielën të luajë me të njëjtin shpirt gare që e ka sjellë deri këtu në kampionat”.
Mançester – Duket qartë që ajo humbje ndaj “Djajve të kuq”, i djeg akoma teknikut brazilian Leonardo: “Kur rishikon ndeshjen e kupton që ne kemi gabuar shumë. Por ai rezultat 0-4 ishte ndryshe nga ajo humbje në derbi me Interin. Sepse po të shikosh ndeshjen e kupton që tani skuadra e Milanit ka një identitet. Dhe në Mançester, edhe pse ishim me shumë lojtarë të dëmtuar, kemi treguar forcë karakteri”.
Nesta – Leonardo tregon se nuk shpreson shumë në rikuperimin e mbrojtësit Alesandro Nesta, për fundin e sezonit, kur Milanit do i duhet të luaj kundër Juventusit: “Kemi disa shpresa por shumë të vogla, mbetet për tu parë pas dy ditësh nëse shpresat tona do shndërrohen në realitet, padyshim që dëmtimi i Nestës është një minus i madh për ne”.
Interi – Pas eliminimit nga Mançester Junajtid, situatat e klubeve italiane ka ndryshuar, gjithashtu edhe mendimet e Leonardos. Dhe nëse dy javë më parë tekniku brazilian ishte shprehur se bënte tifo për çelsin e mikut të tij Karlo Ançeloti, trajneri kuqezi tani shpreson që të jenë zikaltërit skuadra që do kaloj turnin në Champions: “Klasifikimi i dobët i ekipeve italiane në listën e UEFA-s ka filluar të na bezdisë – ka shpjeguar braziliani – kur mendoj që Italia vitin që vjen mund të luaj me vetëm tre skuadra në Champions nuk më vjen mirë. Për këtë motiv, dua Interin të vazhdoj përpara në Champions, në mënyrë që Italia të mos rrezikoj të ketë një skuadër më pak në edicionin e ardhshëm të Ligës së kampioneve”.

Serie A/

Sot, ora 15:00
Bolonja-Sampdoria
Xhenoa-Kaljari
Juventus-Siena
Lazio-Bari
Livorno-AS Roma
Parma-Atalanta
Udinese-Palermo
20:45 Milan-Kievo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›