Tadiç: Referendumi dëmton interesat e Serbisë
Për presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, mbajtja e referendumit në veri të Kosovës dëmton interesat e Serbisë. Këtë qëndrim ai e ka shprehur për mediat serbe.
Me këtë hap, krerët e komunave në veri të Kosovës vetëm e minojnë potencialin shtetëror dhe kjo nuk është në interes të serbëve. Në këtë mënyrë pengohet shteti në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë, deklaroi Tadiç.
Presidenti Tadiç dhe një herë shpreh qëndrimin e tij të hapur, ku sipas tij, Serbia nuk do të njohë Kosovën. Ndër të tjera ai ka shtuar se respekton rezolutën 1244 dhe se vendimi që Prishtina të marrë pjesë në forumet rajonale, nuk nënkupton pranim të pavarësisë së Kosovës.