“Kujdes zgjedhjet dhe institucionet”
26/02/2009 Ambasadori i SHBA-së apelon qeverinë shqiptare për përgatitjen e infrastrukturës
Uithers u kërkon studentëve të vendosin për mënyrën e qeverisjes me votë
Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Xhon Uithers, u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që me forcën e votës në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, të zgjedhin mënyrën se si duan të qeverisen. Ndërsa institucionet shqiptare përgjegjëse për procesin e ardhshme, ai i apeloi të përfundojnë në kohë infrastrukturën zgjedhore. Përfaqësuesi i SHBA-së ishte dje i pranishëm mes studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës, me një leksion të quajtur “Roli i të rinjve në forcimin e demokracisë dhe lirisë”, nismë kjo e Lëvizjes Evropiane në Shqipëri.
Kërkesat
Respektimi i pavarësisë së institucioneve shqiptare dhe Kushtetutës, si gur themeli për ndërtimin e demokracisë së një vendi, dhe rëndësia e zhvillimit të zgjedhjeve konform standardeve, ishin thelbi i leksionit dhe i mesazhit që Uithers dha para studentëve të Universitetit të Tiranës. “Duhet të ndërtohet infrastruktura zgjedhore dhe në këndvështrimin tim një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj infrastrukture do të realizohet pas pak javësh, kur Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s. Në një kohë kur lëvizjet integruese të Shqipërisë në demokracitë më të mirëthemeluara të botës, afrohen gjithnjë e më pranë, ne kemi në Shqipëri një sërë programesh, qëllimi i së cilave është ndihma për ndërtimin e demokracisë”, tha ambasadori Uithers. Pasi kritikoi për mungesë platformash lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve në politikë, këtyre të fundit u sugjeroi të përfshihen në proces dhe përmes votës të thonë zërin e tyre. “Jemi ne ata, që me votë zgjedhim mënyrën se si duam të qeverisemi”, vijoi ambasadori amerikan. Në vijim ai kujtoi se vullneti i palëve pjesëmarrëse në proces është shumë e rëndësishme. “Ne amerikanët kudo që të jemi në botë, nuk mund ta duam demokracinë për ju, më shumë se ju. Ne mbështesim dëshirën, veprimin dhe pjesëmarrjen tuaj për demokraci. Ne nuk mund të krijojmë vullnet për demokraci, aty ku ai nuk ekziston”, - u shpreh ambasadori i SHBA-së.
Respektimi i Kushtetutës
Për ta bërë sa më të qartë mesazhin e tij drejtuar politikës shqiptare për të respektuar vendimet e institucioneve të pavarura, dhe mbi të gjitha të ligjit themeltar të shtetit, Uithers mori si shembull mënyrën e funksionimit të institucioneve në vendin tij. “Askush nuk thotë që demokracia është një gjë e lehtë. Detyrim është që secili prej pushteteve të kryejë rolin e pavarur që i takon për të arritur gjënë më të mirë për kombin. P.sh: nëse Gjykata e Lartë e Amerikës shpall antikushtetuese një ligj të Kongresit, është detyra e ekzekutivit dhe e legjislativit të nxjerrë një ligj tjetër që të përmbushë kërkesat e gjykatës. Në SHBA Kushtetuta është dokumenti më i shenjtë që ekziston, në SHBA nuk luhet me Kushtetutën”, - tha ai.