Toka e “vjedhur” e plazhit ka 8 të akuzuar
26/02/2009 Këto ditë Prokuroria pritet t’u komunikojë akuzat personave të pandehur
Plazhi i “Gjeneralit” e mbivendosja e tokës që solli 24 milionë euro fitim
TIRANE- Abuzimi me 48 hektarë tokë që ndodhet në plazhin e “Gjeneralit”, ka bërë që në ditën në vazhdim Prokuroria t’u komunikojë akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve zyrtare” tetë personave. Mësohet se midis të pandehurve që pritet t’u komunikohen akuzat janë ish-drejtori i AKKP-së Tunxh Vatnikaj, biznesmeni Alban Xhillari, drejtuesi i hipotekës së qytetit Kavajë Fatos Gjuzi, avokati Gjergji Hyso si dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në përpilimin e dokumentacionit, me qëllim aneksimin në mënyrë jo ligjore të sipërfaqes prej 48 ha tokë. Burime pranë Prokurorisë thanë se nga hetimi 5-mujor është provuar se tetë të pandehurit, kanë kryer veprime arbitrare. Në qendër të këtyre veprimeve dyshohet se kanë qëndruar dy të pandehurit Tunxh Vatnikaj dhe biznesmeni Alban Xhillari. Sipas përllogaritjeve, marrësit e tokës që kanë falsifikuar firmat e familjes Shijaku (Nexhmi e Jonuz Shijaku), kanë përfituar rreth 24 milionë euro. Kjo është vlera e tokës që u është kthyer atyre në mënyrë të paligjshme, pasi sipas llogaritjeve tek zona në fjalë (Plazhi i Gjeneralit) një metër katror shitet mesatarisht për 5 mijë lekë të reja.
Abuzimet
Ish-kryetari i Agjencisë së Pronave, Tunxh Vatnikaj, pritet të merret i pandehur, pasi ka firmosur dhe miratuar procedurën. Ndërsa dy ish-specialistët juridik të Agjencisë së Pronave të Tiranës do të merren të pandehur për shkak se kanë pranuar dhe përpunuar aplikimin e falsifikuar, ndërsa dy topografë pritet t’u komunikohet akuza, pasi kanë “mashtruar” me përcaktimin e vendndodhjes së sipërfaqes që ishte planifikuar për kompensimin e ish-pronarëve. Topografët kanë hartuar planvendosjen dhe dokumente të tjera, që lidhen me sipërfaqen e tokës së abuzuar, zonat kufizuese, shtrirjen dhe madhësinë e saj, kur sipas hetimeve të Prokurorisë, rezulton se ata nuk ka qenë fare në terren për të bërë verifikime, siç e kërkon procedura dhe ligji. Dokumentet në fjalë janë sekuestruar në dosjen e aplikimit për kthimin e pronës. Ndërkohë që zyrtari i hipotekës së Kavajës, Fatos Gjuzit, pritet t’i komunikohet akuza për shkak se pas kthimit të pronës tek personat, që me falsifikime kanë aplikuar në emër të familjes Shijaku, Gjuzi ka regjistruar tokën në emër të tyre, duke u bazuar mbi një procedurë, dukshëm të paligjshme. Në fund të së gjitha procedurave të falsifikuara me Agjencinë e Kthimit të Pronave, pronarët fiktivë të tokës janë paraqitur në hipotekë dhe zyrtari i kësaj të fundit, ka vendosur regjistrimin e pronës në emër të tyre. Ndërkaq pritet që në ditët në vazhdim dosja hetimore me 8 të pandehurit t’i kalojë gjykatës së Tiranës.
Personat e dyshuar
1. Tunxh Vatnikaj, ish-drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Akuza: “Shpërdorim detyrë, e kryer në bashkëpunim”, “falsifikim të dokumenteve nga personat që kanë për detyrë lëshimin e tyre”.
2. Gjergji Hyso, 53 vjeç, avokat
Akuza: “Falsifikim dokumentesh”
3. Ali Aliaj 58 vjeç, punonjës i zyrës vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

4. Petrit Kullolli, 53 vjeç, punonjës i zyrës rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

5. Fatos Gjuzi, 45 vjeç, shefi i zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.

6. Alban Xhillari biznesmen ndërtimi.
Akuza: “Mashtrim” për përvetësimin e 48 hektarëve tokë.
7. Dy topografë që kanë kryer planimetrinë e 48 ha tokë
Akuza: “Mashtrim”
Alban Xhillari
Biznesmeni i ndërtimit pak kohë më parë i ka ofruar gjykatës shumën prej 10 milionë lekësh, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues. Kjo garanci pasurore u dha nga i pandehuri, për shkak se Prokuroria e Tiranës kërkoi ndaj tij masë shtrënguese, pasi sipas hetimeve të organit të akuzës kryeqytetase, emri i biznesmenit ka dalë i implikuar në aferën e aneksimit të sipërfaqes prej rreth 48 hektarësh që ndodhet në komunën Synej.
Tunxh Vatnikaj
Ish-Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka marrë në gjykatë pak kohë më parë masën e “Detyrimit për paraqitje”. Mësohet kjo kërkesë është kërkuar nga vetë përfaqësuesi i Prokurorisë së Tiranës. Nga hetimi i kësaj të fundit është arritur të provohet se Vatnikaj i ka dhënë formë të prerë relacionit të hartuar nga specialistët e agjencisë rajonale, pa kryer verifikimin e dokumenteve të vjetra të pronësisë.
Zyra Antikorrupsion
Sipas një hetimi administrativ të kryer nga zyra Antikorrupsion në Kryeministri, ish-drejtori Vatnikaj nuk rezulton i përfshirë në këtë çështje, pasi menjëherë pasi është vënë në dijeni mbi problemet që kishte dokumentacioni i vjetër i kësaj dosjeje pronësie, ka nxjerrë një urdhër që pezullonte vendimin e tij për kthimin e sipërfaqes prej 480 mijë metrash katrorë tokë. Megjithatë, Prokuroria dyshon se Vatnikaj ka gisht në këtë histori abuzive.