“Kujdesi njerëzor dhe i autoriteteve përgjegjëse, duhet të shmangë humbjet e jetëve njerëzore”
Reagon Kisha Katolike
Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë përcjell me dhimbje ngjarjen tragjike të aksidentit në aksin rrugor Rrëshen - Fushë Arrëz. Imzot Rrok Mirdita shprehu solidaritetin me familjet e viktimave duke shpresuar që të përjetojnë sa më lehtë këta momente vështirësie që i kanë prekur nga afër. “E informuar mbi ngjarjen e rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Fush Arrëz, në të cilin ka pasur viktima dhe të plagosur, Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë, shpreh keqardhjen e saj për këtë tragjedi dhe gjithashtu solidaritetin e saj me familjet e viktimave duke shpresuar që të përjetojnë sa më lehtë këta momente vështirësie që i kanë prekur nga afër. I lutemi Zotit për shpirtin e atyre që kanë vdekur dhe shërim sa më të shpejtë për ata që janë të plagosur.
Tragjedi të tilla, që prekin mbarë opinionin publik, duhet të stimulojnë akoma më shumë afërsinë tonë njerëzore e gjithashtu edhe kujdesin në rrugët tona qoftë nga ana e atyre që drejtojnë automjetet e qoftë nga ana e autoriteteve policore”- thuhet në mesazhin e Kishës Katolike të Shqipërisë, drejtuar familjeve të viktimave.