E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria ka forcuar legjislacionin për dhunën në familje”

Lufta kundër gruas dhe fëmijëve, Topalli në samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po merr pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare, në Bernë të Zvicrës, i cili fokusohet në temat e luftës kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve. Kryetarja Topalli, ishte e përzgjedhur si drejtuese e panelit kryesor të diskutimit në këtë konferencë, si një Kryeparlamentare e përfshirë personalisht në këto çështje, të cilat i ka kthyer në beteja kryesore, së bashku me luftën ndaj kancerit dhe dhunës në familje.
Duke ndarë me kryeparlamentarët nga e gjithë bota, përvojën e fushatave të shumta sensibilizuese të parlamentit shqiptar me seanca të posaçme e ture në të gjithë Shqipërinë, zonja Topalli theksoi se Shqipëria ka forcuar legjislacionin me ligje që kriminalizojnë dhunën në familje si një krim makabër.
“Sfida jonë, është që të thyejmë këtë mur heshtjeje duke 17 ndërtuar paralelisht ura komunikimi. Ndaj edhe Parlamentet tona duhet të marrë lidershipin në këtë betejë. Të gjithë bashkë duhet t’i përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. Duhet ta penalizojmë dhunën ndaj gruas, ndaj nënës, njëlloj e për cilindo”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Në këtë Konferencë, Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me kryetaret e parlamenteve të Europës e përtej, me shumicën e të cilave ka një marrëdhënie miqësore, përtej bashkëpunimit institucional.
Topalli u takua me kryetaren e dhomës së Lordëve të Britanisë, baroneshën Helene Hayman, kryetaren e parlamenti të Zvicrës, Pascale Bruderer Uys, të Bullgarisë Tsetska Tsacheva, të Indisë Meira kumar, të Pakistanit Fehmida mirza, të Runadës, Rose Mukantabana të Santa Lucias, e të tjera homologe të pranishme në këtë konference botërore.
Në këto takime, biseda u fokusua në bashkëpunimin europian e botëror në luftën ndaj dhunës në familje, mbrojtjen e shëndetit dhe luftës ndaj kancerit si dhe mbrojten e fëmijëve.
Ajo tha se është e domosdoshme që dialogu global të vazhdojë për të ndërtuar një botë pa dhunë për familjet dhe veçanërisht fëmijët.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se edukimi i fëmijëve mbetet një prioritet ashtu si edhe legjislacioni më i fortë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Duke nënvizuar rëndësinë që ka përfshirja edhe e burrave në fushatat sensibilizuese, por edhe në takime të tilla globale, Kryetarja e Kuvendit në këto biseda shkëmbeu ide e përvoja, jo vetëm për në forcimin e rolit të grave në politikë por edhe për lidershipin e tyre në sfida globale politike dhe ekonomike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›