Kujt i duhet ribashkimi i së majtës
Skënder Minxhozi
A duhen ribashkuar të majtët? Një temë e vlefshme për të gjitha kohërat, nëse fillimin e vetë kohës e vendosim në mënyrë konvencionale në vjeshtë të vitit 2004, atëherë kur ndodhi çarja e parë mes Nanos dhe Metës, që solli krijimin e LSI-së. Sot, kur hedh sytë majtas, panorama politike shfaqet jo pak e turbullt, ndërkohë që zgjedhjet po trokasin. A shkon opozita drejt një ... humbjeje të dytë përballë Berishës? Dhe më e rëndësishmja, a do të vijë kjo humbje edhe një herë si pasojë e ndarjes së të majtës? Këto janë disa pyetje ekzistenciale që e majta e sotme ia bën vetes qëkur lind, e deri sa perëndon dielli. Kjo ndodh më së shumti se në ndryshim nga tetë apo dhjetë vjet më parë, të majtët ndodhen të shpërndarë sipas një harte politike që merr parasysh faktorët, interesat dhe arsyet historike që e krijuan në katër-pesë vjetët e fundit një konfigurim të çuditshëm për këdo që mendonte se fraksionet dhe devijimet ishin një sëmundje ekskluzive e të djathtës.
Tradicionalisht është thënë se ka qenë PD-ja dhe Berisha, të cilët përjashtonin nga vetja çdo bartës apo grup bartësish idesh që nuk përkonin me të tyret. Kjo ka qenë një aksiomë e vërtetë politike në dekadën e parë të pluralizmit, mjaft e lehtë për t’u vërtetuar kur shihje sesi rritej frikshëm numri i atyre që kishin lënë PD-në që të nesërmen e krijimit të saj dhe që vazhdonin të iknin prej autoritarizmit në rritje të kryetarit të partisë. Mocionistët, grupi i Selamit, radikalët e Kalakullës, incidentet me ish-zyrtarë të lartë si Shehi e Ruli, apo edhe rrjedhja më e fundit e përkrahësve të Genc Pollos në fund të viteve ’90, teksa viheshin përballë imazhit monolit të së majtës, i jepnin të kuptonin shqiptarëve se përçarja ishte një atribut dhe karakteristikë e të djathtës shqiptare. Kurse e majta ishte e imunizuar ndaj këtij mikrobi politik kaq në modë në Tiranën e viteve ’90. Burgosja e Nanos dhe persekutimi politik që u bëri Berisha gjatë pesë vjetëve, duket se krijoi brenda opozitës së atëhershme një koracë mbrojtjeje që kushtëzonte unitetin e brendshëm dhe anashkalimin e të gjitha ndarjeve.
Atë që s’e bëri Berisha, e bëri ardhja në pushtet. Çarja e sotme e opozitës është pasojë direkte e ashpërsimit të marrëdhënieve mes grupeve të ndryshme rivale brenda PS-së që gjallonin prej kohësh, por që në funksion të ndarjes së kafshatës që ofronte pushteti, u bënë veçanërisht agresivë me njëri-tjetrin. Kjo sëmundje, që sot vihet re edhe në qeverisjen e PD-së, bëri që PS-ja e djeshme, sidomos në mandatin e saj të dytë qeverisës, të shpërbëhet në mënyrë mesa duket të pakthyeshme.
Thuhet se ai që e përçau të majtën ishte Fatos Nano. Ky është një interpretim shumë i lehtë i asaj që ka qenë, me shumë gjasë, një situatë dukshëm komplekse dhe shumëstresore në PS pas vitit 2000. Aq e vërtetë duket kjo, saqë megjithëse Nano në shtator 2005 u largua nga partia, e majta nuk u rikthye kurrë më në pikën e nisjes. Ndoshta sepse nuk kishte më arsye ta bënte këtë, apo ndoshta thjesht sepse uji nuk kalon kurrë dy herë nën të njëjtat ura. Edhe sot, kur nga largimi i kryetarit kanë kaluar më shumë se tre vjet, mungesa e tij duket se nuk mund të jetë një premisë për të nënkuptuar afrimin dhe eventualisht bashkimin e së majtës në të gjitha copëzat, frymëzimet dhe grupimet e saj. Sepse ky largim do të krijonte vërtet kushtet teorike (duhet theksuar, teorike!) të rikthimit të Metës në partinë e tij të vjetër, por do të nxirrte, siç nxori në fakt jashtë PS-së, të gjithë ata që vazhdojnë ta konsiderojnë kryetarin e vjetër si një pasuri të patjetërsueshme të PS-së. Madje sot po vihet re një tjetër fenomen mjaft i habitshëm “në letër”. Në grevën e fundit, por edhe shumë kohë para se ajo të niste, u vu re një afrim i dukshëm mes LSI dhe PS ’91. Një ekuacion që, nëse shihet ajo çfarë i ndan këto dy forca politike, do të dukej thjesht i pamundur. E pra, bashkimi në një front praktikisht unitar i këtyre dy formacioneve, apo më mirë dy frymëzimeve dikur dominuese brenda Partisë Socialiste, sot ka ndodhur jashtë partisë së vjetër dhe për shkak të lidershipit të ri të vetë partisë së vjetër. Një alkimi e habitshme që mund të ndodhë mesa shihet, vetëm kur përballë ndodhet një armik i rrezikshëm si Edi Rama.
E majta e copëzuar, ose PS e ndarë, siç e konceptojmë ne sot, ka krijuar tashmë rrathët e saj gravitacionalë, grupet e interesit dhe mbështetësit, në secilën prej siglave politike që e popullojnë. Tendenca e qartë që vihet re është ajo e koagulimit dhe jo e shkrirjes së tyre. Ndoshta do të ishte antihistorike të synosh ta prishësh këtë tendencë, e cila në fund të fundit, vërehet rëndom edhe në vende me një bazament demokratik shumë më solid sesa ky i yni. Krerët e të majtës së sotme kanë derdhur tashmë kaq shumë frymë dhe bojë kundër njëri-tjetrit, saqë të vjen të pyesësh nëse do të ishte e përshtatshme, realiste dhe mbi të gjitha morale, që këta persona, pasi e kanë diabolizuar njëri-tjetrin në ekstrem, pasi janë treguar me gisht duke artikuluar gjithfarë akuzash, të ulen sërish përkrah, në një federatë, apo edhe më keq akoma, nën një sigël të vetme politike?! A arrijmë dot sot që të imagjinojmë me sytë e mendjes, se mund të ketë hapësirë për luajalitet, bashkëpunim dhe sinqeritet mes Edi Ramës, Ilir Metës dhe fjala vjen Petro Koçit?! Pa harruar detajin tjetër, ndoshta atë më të rëndësishmin, problemin e lidershipit. E gjithë saga e konfliktit në PS e djeshme, lidhej në një mënyrë a një tjetër me çështjen e lidershipit. Nano dhe Meta nuk luftuan për elemente programorë apo diferenca konceptuale mes tyre. I vetmi sherr i vërtetë dhe i besueshëm ka qenë ai i marrjes dhe menaxhimit të pushtetit, brenda partisë dhe brenda qeverisë.
Ribashkimi, federimi a një formë tjetër unitare, është një ide që e miklon prej kohësh trurin e votuesit të majtë. Sa më i vështirë ka qenë momenti dhe marrëdhëniet mes palëve brenda opozitës së sotme, aq më e fortë ka qenë dëshira e një pjese të popullit opozitar për të parë dhe dëgjuar të tjera mesazhe, të tjera deklarata publike nga idhujt e tij opozitarë, qofshin këta në krye të PS, LSI apo PSD e PDS. Kjo dëshirë deri diku romantike dhe irracionale, ngrihet sa mbi idenë e vjetër që gjallon në të majtën shqiptare, e që lidhet me “unitetin”, si parakusht për të mundur Berishën, aq edhe me llogari të ftohta që bëhen poshtë dhe sipër tavolinave, pak a shumë në të gjithë vendin.
Precedenti traumatik i vitit 2005, kur e para e çarë serioze brenda maxhorancës së atëhershme, bëri që ajo të shndërrohet brenda natës në minorancë (megjithëse kishte më shumë vota proporcionale se e djathta), është një makth tashmë më shumë se trevjeçar, me të cilin duket se janë të kompleksuar një pjesë e mirë atyre që përgatiten të votojnë majtas ditën e zgjedhjeve politike të verës së ardhshme.
Të gjitha gjasat deri tani tregojnë se e majta është e çarë, por edhe që është më e madhe numerikisht sesa e djathta. Kjo do të thotë që, në rast vërtetimi të tendencave aktuale, pushteti i nesërm të jetë një aferë e brendshme e opozitës së sotme. Pra, një heshtje e brendshme mes Ramës, Metës dhe lidershipit tjetër opozitar. Një “ribashkim” paraelektoral në këto kushte duket jo i sinqertë dhe i sforcuar, pikërisht në funksion të këtij momenti, pra i negocimit të skemës së ardhshme qeverisëse në bazë të peshave reale të të gjitha subjekteve politike që të hyjnë në bisedime me njëri-tjetrin. Secili nga krerët e sotëm të së majtës ka, nga këndvështrimi i tij personal, një ide subjektive e për pasojë, jokorrekte e të fryrë, për përmasat dhe peshën politike të forcës që drejton. Çdo negociatë në këto kushte, do të ishte një dialog shurdhësh, pikërisht për shkak të këtij deliri madhështie që gjallon në trutë e lidershipit kryesor të partive opozitare. Një delir që vetëm sistemi i ri zgjedhor dhe vetë zgjedhjet, mund ta çojnë vendin e vet, pasi nuk ka rast më të mirë për të kuptuar peshën reale të secilit, sesa kalimi nëpër dhomën e fshehtë dhe para kutisë së votimit. Ribashkimi para zgjedhjeve s’do të ishte gjë tjetër veçse kulisa hileqare e radhës e disa shefave politikë, për të prenotuar, më shumë sesa fituar, mandatin parlamentar për veten dhe disa pasues të afërt.
Tema e përçarjes, apo e parë në të kundërtën e saj, e ribashkimit të së majtës, ka për të qenë një refren i zakonshëm i muajve që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme.
Socialistët, në fakt më saktë duhen quajtur tashmë të majtët, kanë pasur mundësi të qëndrojnë bashkë, por kanë zgjedhur të veprojnë ndryshe. Ndoshta jo çdo hall vjen për keq, siç thotë edhe proverbi i njohur. Ndoshta nga ky proces copëzimi i opozitës sot, nesër do të dalë një spektër politik i majtë më i qartë, më i ridimensionuar dhe më pak kaotik sesa ky i sotmi. E kjo do të ndodhë kur shumë koka të nxehta, të jenë ftohur. Përmes votës, s’ka dyshim!