E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtim Shala: Cana ka zgjedhur Shqiperine

Jeton Selimi
Pavaresia e Kosoves do te sjelle edhe ndarjen e grupit te lojtareve kosovare qe luajne me fanellen e Shqiperise. Natyrisht, me krijimin e shtetit-moter, dicka e tille pritej, por gjithsesi te gjithe jane kurioz se cilet do te jene ata lojtare qe do te zgjedhin Kosoven dhe cilet Shqiperine. Kuptohet qe ketu nuk ka vend per qejfmbetje te asnje lloji, sepse ne te dy rastet perfaqesohet toka shqiptare. Ne kete sens eshte shprehur edhe Kujtim Shala, legjenda e futbollit kosovar, qe ka luajtur nje takim me perfaqesueses kroate ne vitin 1990, thote se Lorik Cana ka zgjedhur te luaje per Shqiperine, porse kjo zgjedhje nuk perben asnje shqetesim per te, pasi ne kete rast nuk behet fjale per gare. Shala keshtu eshte ne te njejten linje edhe me presidentin e FKF-se, Fadil Vokrrin.
“Vokrri eshte zgjedhur kryetar i FFK-se, kurse me te kam marreveshje qe te drejtoj Kombetaren kosovare. Nese nuk do te kete ndonje kthim mendjeje, besoj se do te kem nderin te udheheq i pari Kombetaren e Kosoves se pavarur. Kosova eshte atdheu im. Me Vokrrin kontaktoj shpesh, dhe te dy mendojme njesoj. Une dhe Vokrri duam te punojme ndershmerisht dhe pas zgjedhjes se tij ne krye te FFK-se, zgjidhja me e mire per postin e trajnerit do te ishte emerimi im", deklaron i bindur ish-trajneri i Prishtines, Kujtim Shala, per sajtin kroat T-portal. Me pas, Shala fillon e jep drejtimet e para te punes se tij per Kombetaren kuqezi te Kosoves. Mendimi i tij i pare eshte te gjeje lojtaret qe do te militojne nen logon e FKF-se. Sipas sajtit italian Kataweb, ai ka filluar te kontaktoje me te gjithe lojtaret kosovare qe luajne me kombetaret e tjera dhe tregon se njeri prej tyre, kapiteni i Marsejes Lorik Cana, ka zgjedhur Shqiperine. “Kam folur me shume prej tyre. Njeri nga ata eshte edhe Lorik Cana, por ai ka zgjedhur Kombetaren e Shqiperise dhe nuk kemi cfare te bejme”, pohon trajneri i ardhshem i Kosoves.
Trajneri: Shpejt miqesore me Kroacine
Nese ndokush do te kishte enderr nje takim miqesor me Shqiperine si daljen e pare zyrtare te Kosoves se Pavarur ne fushat e futbollit, Kujtim Shala, trajneri i ardhshem i Kosoves, mendon per Kroacine. “Nje miqesore kunder Kroacise mendoj se do te ishte idealja dhe besoj se eshte e mundshme”, thote ish-trajneri i Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›