E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtimet e Faketit: Ja gangrena e futbollit italian

Calciopoli

Në gjyqin për “Calciopoli”-n është zbuluar edhe një material me kujtimet e Xhaçinto Faketit. Prokuroria e Napolit ka depozituar dokumentacionin e shkruar nga ish-presidenti i Interit, vetëm pak kohë përpara se të ndahej nga jeta. Aty tregohet sesi funksiononte në atë periudhë bota e futbollit italian. Mes radhëve të materialit evidentohej qartë superfuqia që ushtronte klubi i Juventusit në ato vite. Përpara vdekjes në vitin 2006, ai fliste për sistemin e jashtëligjshëm që kontrollonte futbollin elitar në Itali. Disa ditë më parë, kujtimet iu dorëzuan hetuesve nga djali i ish-drejtuesit zikaltër, Xhanfeliçe Faketi, i cili së fundmi ka dhënë edhe një dëshmi të depozituar në gjykatë nga prokurorët Narduçi dhe Kapuano. Dokumentacioni i ri u publikua gjatë seancës së të martës. Ai ka ardhur si kundërpërgjigje e telefonatave të paraqitura nga avokatët e Moxhit, ku tregohej se zyrtarët e federatës diskutonin me drejtuesit e Interit, Parmës, Kaljarit e Bolonjës rreth gjyqtarëve të ndeshjeve në Serinë A.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›