Mançini përgatit revolucionin, kërkon Balotelin edhe Torres
Kualifikim për në Champions-in e ardhshëm apo jo, Roberto Mançini dëshiron nga Mançester Siti fuqi të plotë në merkato për të përgatitur siç mendon skuadrën për 2010-‘11. “The Sun” i referohet strategjisë së teknikut, që ka ndërmend të heqë dorë nga disa lojtarë të rëndësishëm (mbi të gjitha Adebajor, Uejn Brixh, Urajt-Filips, Ireland dhe “rebeli” Belami) dhe të sigurojë lojtarë me shumë talent: me emrave të parë, ai i Mario Balotelit. Një operacion që nuk duhet të rezultojë i pamundur. Mes situatës së sulmuesit të Interit dhe gatishmërisë së sheikut Mansur (buxhet prej 150 milionësh, të cilit i shtohen edhe fitimet nga shitjet e mundshme), bashkimi i teknikut dhe beniaminit të tij është i mundur. Synimi i vërtetë është që "Mançio" të ketë vërtet dorë të lirë në menaxhimin e të ardhurve dhe të ikurve: një kusht që sipas tabloidit do të jetë esencial për të ardhmen e tij në klubin e Mançesterit. Ose m’i plotësoni, ose po iki, ka thënë tekniku italian, i cili kërkon edhe Fernando Torres, për të cilin ka gati ofertën prej 55 milionë eurosh.
#